Krasniqi me akuza të rënda për Nismën: Është pjellë e PDK-së, hajdutë dhe zhvatës të mëdhenj – zbulon se si mund të formohet qeveria

Politika

Krasniqi me akuza të rënda për Nismën: Është pjellë e PDK-së, hajdutë dhe zhvatës të mëdhenj – zbulon se si mund të formohet qeveria

Nga: N.H Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 21:47
Fatmir Limaj dhe Albin Kurti

Kandidatja për deputete nga radhët e VV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, ka deklaruar se nëse është nevoja, prapë vendi do të ketë zgjedhje.

Ajo përmes Facebook ka shkruar se nuk ka ç’kapje të shtetit duke mos konkloduar në dikë konkret ndërsa ka shtuar në koment se vendi do të ketë përsëri zgjedhje nëse ka nevojë.

“Jo për inat, por për parim! Nuk ka ç’kapje të shtetit me ju brenda. Nëse është nevoja, prapë(zgjedhje)”, ka shkruar Mulhaxha – Kollçaku.

E për zgjedhjet e reja ka folur analisti politik, Faik Krasniqi. Ai konsideron se edhe në rast se zhvillohen ato, Vetëvendosje do t’i fitonte përseri bindshëm.

Krasniqi në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se ishte e befasishme dalja para mediave e menjëhershme e kryetarit të PDK-së, kur edhe e pranoi humbjen e zgjedhjeve.

Image
Faik Krasniqi

“Ka qenë “befasuese” dalja e menjëhershme e Kadri Veselit në konference për shtyp, kur pranoi humbjen e zgjedhjeve. Të gjithë u çuditen dhe thanë që PAN-i u dorëzua. PAN-i nuk dorëzohet lehtë. Nëse njeri nga ta del dhe bëhet gjoja po e pranojnë verdiktin e sovranit, do të thotë që ata i kanë mekanizmat e tjerë që i kanë për të penguar formimin e Qeverisë. Ata kanë marionetën e saj Valdete Daken në KQZ, që t’i numëron e rinumëron votat me muaj të terë, deri sa Nisma një nëndegë e PDK-së të bëhet pjesë e Kuvendit”, është shprehur Krasniqi.

Kursë, për Valdete Dakën, Krasniqi ka një kërkesë publike që të ndiqet edhe penalisht, shkruan gazeta “Bota sot”.

Në fund, analisti Krasniqi ka theksuar se LVV dhe LDK mund ta formojnë Qeverinë, vetëm me minoritetet joserbe.

“Valdete Daka duhet të ndiqet penalisht për prishje të procesit. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Albin Kurti i ka fituar zgjedhjet dhe ata kanë frikë, sepse po këputet zinxhiri kriminal ku janë të kapur me mijëra njerëz. LVV dhe LDK mund ta formojnë Qeverinë edhe vetëm me minoritetet joserbe. Nisma s’bën në asnjë mënyrë të bëhet pjesë e Qeverisë. Ata janë pjellë e PDK-së. Hajdutë dhe zhvatës të mëdhenj. Nëse edhe minoritetet vendosin kushte absurde, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje. Në zgjedhje Vetëvendosje do të fiton bindshëm zgjedhjet, sepse populli është vetëdijesuar. Kurse për minoritetet të hiqen vendet e rezervuara pas formimit të Qeverisë”, ka përfunduar Krasniqi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat