Ky është dokumenti për copëtimin e Kosovës që u përgatit nga këshilltari i Edi Ramës, Baton Haxhiu dhe miku i Thaçit!

Politika

Ky është dokumenti për copëtimin e Kosovës që u përgatit nga këshilltari i Edi Ramës, Baton Haxhiu dhe miku i Thaçit!

Nga: N.Sh Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 10:14
Baton Haxhiu, Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Ishte gushti i vitit të kaluar, kur avokati më i zëshëm në Shqipëri, Altin Goxhaj, i cili tash është helmuar në mënyrë të sofistikuar kishte publikuar një dokument që sipas tij, i takonte fondacionit Soros, dokument ky që ka të bëjë me ndarjen e Kosovës.

Dihet mirë që idenë për copëtimin e territorit te Kosovës, e kanë përkrahur shumë shqiptarë brenda dhe jashtë Kosovës.

Në dokumentin e publikuar nga Goxhaj, nuk është shumë për t'u befasuar me atë se çka është gjetur aty.

Njeriu i UDB-së, Baton Haxhiu, miku i ngushtë i Ivica Stanishiçit, ka gisht në këtë punë.

E dihet mirë përkrahja e madhe e tij që i ka bërë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeministrit shqiptar Edi Ramës.

Avokati Altin Goxhaj, kishte reaguar ashpër në lidhje me mundësitë për një korrigjim të mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Goxhajt, dokumenti është hartuar në vitin 2017 dhe mbi këtë dokument është përgatitur copëtimi i Kosovës.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Goxhaj ka zbuluar dokumentin në fjalë, ndërsa thekson se sipas tij është hartuar nga një degë e fondacionit Soros.

Image
Avokati Altin Goxhaj në spital

Goxhaj më tej thotë se dokumenti është përgatitur nga Baton Haxhiu, të cilin e cilëson edhe si këshilltari i Ramës.

“Ja Dokumenti me 450 faqe ne 2017 që përgatiti copëtimin e Kosovës që u përgatit nga Fondacioni Soros Kosovë (i këshilltarit të Edit dhe shoku i Fevzos: Baton Haxhiu) drejtohej nga Profesorë të njohur Grekë që përfaqësojnë sipas Qeverisë Greke “me të mirën e Greqisë”!!!”, shkruante Goxhaj në postimin e tij.

Rreziku i shqiptarëve nga Rama, Thaçi dhe Haxhiu

Se presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka mik të mirë Baton Haxhiun është parë edhe kur ia kishte ndarë dekoratën presidenciale, në kuadër të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Thaçi në vrullin e medaljeve që i kishte ndarë për personalitetet e ndryshme shqiptare ka dekoruar Haxhiun.

Me “Medaljen Presidenciale të 10 vjetorit të Pavarësisë”, Presidenti ka dekoruar edhe gazetarin dhe publicistin Baton Haxhiun, ku është shprehur se kjo medalje është për gazetarin, publicistin dhe kontribuuesin e themelimit të mediave të lira pas luftës në Kosovë.

Shqiptarët, asnjëherë nuk kanë qenë më në rrezik sesa tash, kur i kemi dy shtete të pavarura.

Në Shqipëri, Edi Rama është përfolur se i ka lidhjet e tij me shtetin grek, e që me këtë dokument po shihet që ka lidhje me Fondacionin e Sorosit, ndërsa në Kosovë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është akuzuar gjithmonë se ka lidhje me Shërbimin Sekret Francez, kurse Baton Haxhiu, është përfolur se ka pasur lidhje të ngushta me Ivica Stanishiçin dhe ishte një “postier i UDB-së”.

UÇK-ja kishte urdhëruar arrestimin e Baton Haxhiut, çka ndodhi tash?

Ish- agjenti i SHIK-ut, UÇK-së dhe TMK-së, Naim Miftari, ka pyetur se pse UÇK-ja e Likovcit, seli e Shtabit të Përgjithshëm kishte urdhëruar arrestimin e Baton Haxhiut në qershor të 1998.

“Aty ishin premtua edhe dy mijë marka shpërblim për personin i cili e arreston, kurse tash 20 vjet pas doli që ky trimi qenka patriot i zjarrtë”, ka thënë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai tutje pyet presidentin se përveç që ishte postier i UDB-së, a e dini ju se kush e përcolli nga Kosova për Maqedoni gjatë luftës dhe pse e përhapi lajmi e rrejshëm se kinse ishte vrarë nga serbët?

“Pse pra, serbët e UDB-së e kishin ruajtur të mos i ndodhte asgjë e keqe?”

“A e dini ju se çka i kishte thënë Batoni i dekoruar nga ju z. President Joshka Fisherit, ministrit të Jashtëm të Gjermanisë? Po ua kujtoj. I kishte thënë se është njëri i vdekur, pra i dënuar me vdekje pasi të kthehet në Kosovë dhe do ta vrasin skuadrat e UÇK-së. Atëherë ministri Gjerman i kishte thënë se kjo nuk do të ndodhte pasi UÇK-ja nuk bën gjëra të tilla dhe i kishte premtuar se nuk do të ndodhte asgjë, dhe se i kishte dhënë numrin e telefonit dhe një kartëvizitë ministri gjerman”, përfundon Miftari.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat