Juristi paralajmëron rrezikun për formimin e Qeverisë së re

Politika

Juristi paralajmëron rrezikun për formimin e Qeverisë së re

Nga: G.B Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 15:55
Ilustrim

Gati një muaj e gjysmë pas mbajtjes së zgjedhjeve me 6 tetor, ende po vazhdojnë të rinumërohen vota.

E votat e fundit që janë duke u rinumëruar, do të shtyjnë shpalljen e rezultateve përfundimtare edhe për disa ditë apo javë.

Nga KQZ kanë thënë se certifikimi i rezultateve do të bëhet në muajin dhjetor.

E pa certifikimin e rezultateve, nuk mund të formohet qeveria e re.

Lidhur me gjithë këtë, ish anëtari i KQZ-së, njëherësh njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se po tentohet të ndryshohet rezultati dhe kjo është jo ligjore dhe e dëmshme.

Image
Blerim Burjani

“Po ka tentativë për të ndryshuar rezultatin zgjedhor, kjo është e dëmshme, jo ligjore. Po shkelet rezultati përfundimtar, po bëhet presion të ndërrohet rezultati zgjedhor që është i pamundur, s’ka gjasa. Tentativë e rrezikshme e vazhdueshme për të eliminuar rezultatin përfundimtar të 6 tetorit”, është shprehur ai.

Ai thotë se edhe KQZ është në presion nga partitë dhe nëse vazhdohet kështu, duhet të formohet një qeveri kalimtare.

“Ide e rrezikshme, KQZ është në presion, përplot presione nga partitë. Nëse kështu vazhdon duhet të themelohet një qeveri kalimtare që deri ka fundi i vitit të ardhshëm të mbahen zgjedhjet e reja. Tashmë është e qartë intenca e shkatërrimit të procesit zgjedhor të 6 tetorit me shantazh e presion. Tentativa më e rrezikshme deri më tash për të minuar edhe themelimin e institucioneve të reja të vendit”, ka vlerësuar Burjani.

Sipas tij, Supremja duhet të tregojë pse po ndodhë vazhdimisht rinumërimi, ku është faji e ku është përgjegjësi.

“Rinumërimi veprim jo i drejtë i gjykatës supreme, duhet kjo gjykatë t’i  bëjë publike shkaqet që kanë sjellë deri te ky rinumërim i vazhdueshëm. Ku është faji? Ku është përgjegjësi? Mbi cilat fakte është nxjerrë vendimi për numërim, pra duhet po ashtu një proces hetimor të ndodhë”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat