Paralajmërohet Albin Kurti: Nisma e Fatmir Limajt nuk duhet të jetë pjesë e qeverisë, ja rreziku kryesor

Politika

Paralajmërohet Albin Kurti: Nisma e Fatmir Limajt nuk duhet të jetë pjesë e qeverisë, ja rreziku kryesor

Nga: N.H Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 14:57
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate së fundi kanë nisur të kenë përplasje të mëdha. Zyrtarë e partisë së Kurtit kanë përmendur mundësinë e shkuarjes edhe një herë në zgjedhje të reja vetëm që mos ta kenë në koalicion partinë e Fatmir Limajt.

E lidhur me ketë, ka folur edhe juristi dhe njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani.

Burjani në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se partia e Fatmir Limajt është e njëjtë dhe nuk dallon shumë nga PDK-ja e Veselit, dhe AAK-ja Haradinajt.

“Së pari problemi kryesor është kalojë pragun e që ky kaos i rinumërimit dhe numërimit po ndodhë për shkak të kërkesave dhe ankesave të shumta në procesin aktual, Nisma është njëjtë si PDK dhe AAK, subjekt politik problematik me nepotizëm dhe korrupsion. Ky subjekt ka punësuar përplot militantë politik”, ka thënë Burjani.

Sipas Burjanit, nëse nuk ndodhë koalicioni mes LDK-së dhe VV-së, do të ndodhin skena të njëjta sikurse të PAN-it.

Image
Blerim Burjani

“PAN janë të njëjta me karakteristika plotësisht të njëjta, e cila duhet në të ardhmen të shkrihen në një parti të vetme, reformim i plotë Kadrovik duhet të ndodhë, koalicioni mund të jetë vetëm VV dhe LDK në të kundërtën do të këtë skena të njëjta dhe probleme të PAN-it, nëse Nisma merret në koalicionit do të jetë problemi kryesor i shantazhit të koalicionit dhe do të prishet shumë shpejt”, ka përfunduar juristi Blerim Burjani.

Kujtojmë se formimit të qeverisë së ardhshme do t’i paraprijë votimi në Kuvendin e Kosovës nga shumica e thjeshtë prej 61 deputetëve.

Nëse VV e LDK arrijnë marrëveshje për formimin e qeverisë, në Kuvend së bashku do të kenë 57 deputetë (29 deputetë VV dhe 28 LDK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat