Numërime e ç‘numërime votash kaq gjatë, pse?

Politika

Numërime e ç‘numërime votash kaq gjatë, pse?

Nga: D. B Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 14:34
Skënder Mulliqi

KQZ-ja shumë kush ka menduar së do të mbetet e pa ndikuar nga politika, por megjithatë po shihet se nuk po del bash ashtu.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skënder Mulliqi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se në interesin e kujt po behën gjithë këto malverzime politike.

“Tash dikush do të pyes, a mos dikush nga garda e vjetër politike ka duar në gjitha këto? Në gjithë këtë stërzgjatje kohe për ta formuar qeverinë e re LDK dhe LVV. Vërtetë të gjithë u gëzuam së zgjedhjet kaluan mirë, por ja që dikush po dëshiron ti prishë ato ?! Këto veprime po behën ndër të tjera edhe për ta futur si "spicë rrote" partitë e Limajt e Pacollit në pushtet. Nuk i duhen vendit njerëzit pa elan, pa energji, të paditur politikisht. Nuk i duhen vendit ata që nuk punuan për shtete ndërtim dhe mirëqenie. Si të përparon shteti, si të zhvillohet më pushtete që rininë e lan pa perspektivë. Kosovës i duhen njerëzit që i japin kuptim jetës, njerëzit të cilët e duan dhe respektojnë shtetin e tyre. njerëzit të cilët krijojnë kushte dhe siguri për të gjithë. E atëherë, nuk do të kemi ikje masovike jashtë shteti. Por, do të kemi kthim të atyre të cilët janë larguar nga pa perspektiva e krijuar që shumë vite në Kosovë. Porosia është e qartë : aty ku ka paqe , siguri, shpresa... njerëzit nuk mendojnë të largohen nga vatrat e tyre shekullore”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

Ai konsideron se Kosova fatkeqësisht, nuk pati investime në prodhim, nuk ka fabrika, industri... as teknologji të lartë për shkencëtarë, hulumtues, inxhiniere.

“Jemi mbërthyer në tregti e punë tjera të paqëndrueshme dhe të pa planifikuara nga qeveritë. Dhe, shteti nuk ka pastaj kapacitete për punësime. Mbetet kështu përshtypja së njerëzit që ishin në pushtet, nuk kasavetohen për qytetarë të cilët kësaj radhe votuan për ndryshime pozitive. Nuk kemi nevojë për ndryshime momentale të situatës, por për ndryshime substanciale në staza të gjata. Na nevojitet ambient i ri politik, pa poltronizem, ambient i njerëzillëkut, ndershmërisë, profesionalizmit. Ta ruajmë tradicionalen më vlera historike. Zotëri të nderuar jepuni rastin njerëzve të rijnë që do të na sjellin rezultate në të gjitha segmentet e jetës dhe të punës. Tu jepet rasti atyre që e kultivojnë demokracinë ,më ata të cilët nesër do të krenohemi. Absurditetet dhe jeta e keqe që po e bëjnë shumica sot, nuk na duhen. Monopolizimet të zëvendësohen më alternativa të reja. Metodat diktatoriale në udhëheqje, në punësime... janë metodat më primitive. Më kaq shumë probleme të grumbulluara nuk do të kemi mundësi më u inkuadrua në BE. Sa më shpejt që ta kuptojnë ata që për 20 vite ishin në pushtet, aq më mirë do të jetë për vet ata, dhe për qytetarët. Për një Kosovë të prosperuar do të duhej të angazhohemi të gjithë”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat