Liberalizimi i vizave: Kosova nuk mund të bëj asgjë përveç presionit ndaj BE-së

Politika

Liberalizimi i vizave: Kosova nuk mund të bëj asgjë përveç presionit ndaj BE-së

Nga: D. B Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 15:49
Ilustrim

Se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është temë e ndërlikuar, këtë tashmë e kemi mësuar përmendësh, pasi është e ndërlikuar dhe këtë padyshim se duhet ta sqarojnë vetë institucionet përkatësisht shtetet anëtare të BE-së.

Analisti politik Leon Duhanaj ka thënë për gazetën “Bota sot” se Kosova është duke u diskriminuar dhe izoluar padrejtësisht vite me radhë si rezultat i ndasive që janë evidente brenda Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Kosovë madje i janë vendosur  edhe kushte nga më absurdet, duke përdorur standarde të dyfishta, (shih, demarkimin e kufirit me Malin e Zi).

Image
Leon Duhanaj

“Kriter i tillë ose do të duhet të vlente në parim për të gjithë, ose nuk do të duhej të ishte fare të jetë kritik. Në anën tjetër, edhe politikanët tanë, bukëpërmbysë kanë qëndruar duarkryq, për t'ua bërë sa më të lehtë argumentet dhe arsyetimet, për të na lënë neve nën izolim. Edhe Haradinaj, bashkë me Albin Kurtin, që në kohën kur u kërkua ratifikimi i demarkacionit, për ta marrë liberalizimin në paketë, zgjodhën të ndërtojnë kauzë për pushtet e jo për shtet e liberalizim. Pos kësaj, politikanët nuk heqin dorë asnjëherë nga aferat korruptive, pasi që në fakt e vetmja kauzë që për ta, po dëshmohet të jetë edhe mbi kombin, është pasuria materiale (paraja). Tani, krejt çfarë mund të bëjmë është të lobojmë tek shtetet anëtare. Por, kush mund të loboj, kur bartësit e institucioneve, nuk t'i respekton as vlerëson askush, as nuk e kanë me të voglën konsideratë për ta. Shih, Ministrin e Jashtëm Pacolli”, ka thënë analisti politik Leon Duhanaj.

Ai shtron pyetjes se si mund të lobojë, si një njeri i dyshimtë, i cili çdoherë ka qenë i tillë dhe liderët botërorë as që kanë dëshirë t'i shoh kush me të në shtrëngim duarsh.

“Si mund të loboj një njeri i tillë, ndaj të cilit edhe vendet afrikane po bëjnë refleksion. Shih çfarë ndodhë me tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës. Janë të gjitha vende ku Pacolli, ka qenë aktiv tash e dhjetë vite, kinse duke sjell njohje. Ai madje bënte punë paralele, karshi ministrit, karshi vetë shtetit. Ai me siguri u ka premtuar siç e ka zakon veç të premtoj pa mbulesë dhe të tillët janë zhgënjyer me të duke iu hakmarrë Kosovës. Ne nuk mund të ecim përpara, nëse për dy muaj nuk jemi n ‘gjendje me e përfunduar një proces numërimi elektoral. Si përfundim, mendoj që liberalizimi mbetet çështje e vullnetit të mirë të vendeve anëtare. Kosova nuk mund të bëj asgjë, pos të këmbëngulë në kërkesat e saja legjitime, të bëj presion në drejtim të BE-së. Por për ta bërë ketë, kërkohen politikanë të pangarkuar me hipoteka në Kosovë”, ka thënë analisti politik Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat