Akuza të rënda për Nismën e Fatmir Limajt, analisti ia numëron kësaj partie të gjitha të bëmat

Politika

Akuza të rënda për Nismën e Fatmir Limajt, analisti ia numëron kësaj partie të gjitha të bëmat

Nga: N.H Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 22:32
Fatmir Limaj

Është raportuar në vazhdimësi se ekziston mundësia që Nisma Socialdemokrate, të arrijë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në mënyrë që partia e Fatmir Limajt, të bëhet pjesë e qeverisë së re.

Lidhur me këtë çështje, ka folur edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se pavarësisht se ky subjekt e kalon pragun apo jo, Nisma Socialdemokrate nuk duhet të jetë pjesë e qeverise së ardhshme, pasi që sipas tij, sovrani votoi opozitën e deridjeshme, VV-në dhe LDK-në, që t’i prijnë ndryshimit.

Image
Faton Mehmeti

“Pavarësisht se Nisma Socialdemokrate e kalon apo jo pragun, kjo parti nuk duhet të jetë pjesë e qeverise së ardhshme. Qytetarët masovikisht votuan opozitën e deridjeshme VV-në dhe LDK-në që t’i prijë ndryshimit të vendit, ndryshimit qe është emergjent si pasojë e keqqeverisjes se PAN. Në këtë kolacion bënte pjesë edhe Nisma që është shkaktare, dhe mbart mbi vete mëkatet e të gjitha të këqijave që kanë ndodhur në Kosovë”, ka thënë Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Ai ndër tjerash, ka thënë se nëse partia e Fatmir Limajt bëhet pjesë e qeverisë s’do të kemi ndryshim, por vazhdim të keqqeverisjes.

Ndërsa, ka theksuar se kjo parti është karakterizuar nga nepotizmi, kleintelizmi dhe mbi popullimi i njerëzve të saj në institucione, pavarësisht se nuk kanë qenë kredibil.

“Me Nismën Socialdemokrate nuk mund të pretendosh për ndryshim, prandaj me çdo kusht kjo parti duhet të ngelet në opozitë, më mirë do ishte sikur mos të kalonte pragun. Nëse hyn Nisma në koalicion me Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo nënkupton që s’do të kemi ndryshim por vazhdim të keqqeverisjes”, ka shtuar analisti politik Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se në Qendrën e Numrit të Rezultateve po vazhdon numërimi i votave. Nga gjithsej 1407 vendvotime, sipas KQZ-së, janë kryer 706-sosh.

Mirëpo, rinumërimi duket se po i bën dëm të madh koalicionit Nisma-AKR-PD që për një “fije floku” i fitoi ulëse në legjislativ.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme që të anulohen votat nga Serbia, partia e Limajt dhe Pacollit arritën shifrën e +25 votave të kalimit të pragut, e që i bie t’i kenë 6 deputetë.

Kësisoj, ky koalicioni aktualisht është mbi 16 vota nga pragu, kur janë numëruar gjysma e votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat