Futja e Listës Serbe në Qeverinë do ti shkaktojë dëme të mëdha vendit

Politika

Futja e Listës Serbe në Qeverinë do ti shkaktojë dëme të mëdha vendit

Nga: D. B. Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 11:44
Lista serbe

Kryeministri në ardhje Albin Kurti këto ditë a kërkuar dorëzimin e Radojçiqit para drejtësisë. Kurti ka thënë se Milan Radojçiq duhet të dal para organeve të drejtësisë për veprat për të cilat po akuzohet.

Nga ana tjetër Lista serbe ne njërën anë dëshiron të futet në Qeverinë Kurti, kurse në anën tjetër i mbron kriminelët brenda partisë së saj.

Analisti politik Skënder Mulliqi ka thënë për “Bota sot” se Albin Kurti ne prononcimet e deritashme se a duhet të përfshihet Lista Serbe në Qeverinë e re është deklaruar kundër, duke i quajtur ata përfaqësues të Serbisë.

Image
Skënder Mulliqi

Mulliqi, ka thënë se Kurdi kishte thënë se do të bisedojë me përfaqësuesit e serbeve të Kosovës, e jo me fituesit - Listën Serbe në 10 komunat e Kosovës.

“Kandidati për kryeministër me të drejtë është deklaruar që kontrabandisti Radojqic tu dorëzohet organeve të drejtësisë edhe për faktin, se dyshohet edhe për vrasjen e Oliver Jovanoviqit. Mjaft ka qenë deri më tash ndikimi i Serbisë në vendimmarrjet e politikës së Kosovës, që është e pa tolerueshme për secilin shtet të pavarur. Sigurisht se futja eventuale e Listës Srpska në qeverinë e ardhshme, do ti shkaktojë dëme të mëdha vendit. Prandaj, Kurti e di këtë fakt mirë, prandaj edhe është duke e kundërshtuar atë”, ka thënë analisti politik Mulliqi.

Sipas tij, Bashkësia Ndërkombëtare ishte dashur që të heq dorë nga praktikat e vjetra, të përkrahjes të Listës Serbe, duke e ditur se serbet e Kosovës po përdoren nga Beogradi me tendencë që Kosova, mos të ecë përpara.

“Është koha e fundit që të ndryshojë politika e deritashme e organeve tona, e cila na solli më shumë dëme se sa të mira, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në planin e jashtëm. Qeveria e re nga LVV dhe LD ne krye me Kurtin, është shpresë që më në fund të funksionojë shteti ligjor, pa marre parasysh pozitën secilit që ka në shoqëri. Kosova si shtet sovran dhe i pavarur do të duhej ta shtrije sovranitetin në çdo cep të saj. Edhe minoriteti serb duhet të mësohet me faktin, se shteti i tyre është Kosova, e jo Serbia”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat