Flasin nga LDK, tregojnë kur do të takohen Mustafa dhe Kurti

Politika

Flasin nga LDK, tregojnë kur do të takohen Mustafa dhe Kurti

Nga: G.B Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 15:55
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë mbajtur disa takime deri tani, ku kanë diskutuar tema për arritjen e një marrëveshje për koalicion, për formimin e Qeverisë së re.

Aktualisht po bëhet ende rinumërimi i votave në disa vendvotime dhe më pas pritet të bëhet certifikimi i rezultateve dhe kështu hapen rrugët për formimin e qeverisë nga partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Se kur do të ndodhë takimi i ardhshëm në mes të dy partive, për gazetën “Bota sot” ka folur anëtari i kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, i cili po ashtu ka fituar votat për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Image
Besian Mustafa

Ai ka thënë se certifikimi i rezultateve nga KQZ pritet të ndodhë kah mesi i javës së ardhshme dhe më pas do të kemi takimin në mes të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.

“Pas certifikimit të rezultateve nga KQZ, që pritet të ndodhë diku kah mesi i javës së ardhshme, do të kemi takimin mes liderëve të partive Mustafa-Kurti, sa më parë që lejojnë agjendat e tyre, për të diskutuar temat politike të marrëveshjes për bashkëqeverisje”, ka deklaruar Besian Mustafa për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat