Lepaja tregon qëllimin e rinumërimit të votave, flet dhe për koalicionin LVV-LDK

Politika

Lepaja tregon qëllimin e rinumërimit të votave, flet dhe për koalicionin LVV-LDK

Nga: G.B Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 14:10
Fadil Lepaja

Po vazhdon ende rinumërimi i votave në disa vendvotime. Pas kësaj pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe më pas formimi i Qeverisë së re.

E për formimin e Qeverisë së re, partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje dhe partia e dytë, LDK, kanë mbajtur takime, ku kanë biseduar për tema të shumta.

Sa i përket koalicionit, njohësi i çështjeve politike, Fadil Lepaja, ka thënë për gazetën “Bota sot” se ka një rënie të entuziazmit nga të dy partitë, por që ka gatishmëri për koalicion.

“Në fakt, duket se paqartësitë rreth strukturës së parlamentit kanë ndikuar shumë në dinamikën e bisedimeve në mes dy partive që fituan më së shumti vota në zgjedhjet e kaluara. Ka gjithsesi një rënie entuziazmi në të dyja anët, por gatishmëria për koalicion nuk duket të jetë luhatur aq më tepër se mundësitë e zgjedhjes nuk janë të mëdha, për të mos thënë kurrfarë. Stërzgjatja e (ri)numërimit të votave e ka humbur entuziazmin te të gjithë”, është shprehur Lepaja.

Sipas tij, qëllimi i rinumërimit të votave mund të jetë humbja e entuziazmit për koalicion.

“Ky edhe mund të jetë qëllimi i këtij rinumërimi të pafund, pra humbja e entuziazmit e mbase edhe hyrja nëpër derë të vogël, (të kontrollit) në qeverinë e ardhshme, pasi përsëritja e zgjedhjeve s’po duket e pranueshme për asnjërën nga forcat kryesore”, ka deklaruar Fadil Lepaja për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat