Nesër arrihet marrëveshja përfundimtare LDK-VV për koalicionin qeverisës?

Politika

Nesër arrihet marrëveshja përfundimtare LDK-VV për koalicionin qeverisës?

Nga: Albulena Jahaj Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 14:30
Vetevendosje-LDK

E nesërmja mund të sjell risi të mëdha në skenën politike për dy partitë që pritet të bëjnë edhe koalicionin qeverisës. Takimi i nesërm ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafes mund të sjell edhe marrëveshjen përfundimtare mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes demokratike të Kosovës .

Kandidati për kryeministër Albin Kurti ka paralajmëruar se në takimin e nesërm do të diskutohen të gjitha temat përfshirë edhe ndarjen e posteve ministrore dhe çështjen e emërimit të presidentit pas dy vitesh.

Takimi i nesërm mes Kurtit dhe Mustafes përfundimisht do sjell diçka të re e mundësitë janë që edhe marrëveshjen përfundimtare. Albin Kurti para medieve është shpreh këmbëngulës se posti i kryeministrit nuk duhet të vihet në baraspeshë me marrjen e më shumë ministrive siç është deklaruar nga LDK. Kurti tha se fokusi i diskutimeve duhet të jetë tek karriget e zbrazëta, që kanë mbetur pa përfaqësues.

“Ne do të diskutojmë me kryetarin e LDK-së për këto çështje, por fokusi ynë janë karriget e zbrazëta. E ato janë të kryeministrit, ministrive, kryeparlamentarit, zëvendësministrave dhe unë besoj që kjo është detyra më urgjente që kemi. Meqenëse se shpesh gjërat nuk përfundojnë më një takim, është mirë që sa më parë t’i diskutojmë këto punë. Sepse në çastin kur certifikohen rezultatet e zgjedhjeve atëherë presidenti i vendit ka 30 ditë për të thirrur seancën”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat