Vjen alarmi nga eksperti i sigurisë për Kosovën: Ka një thirrje për AKI-në, përmend agjentët rusë e serbë

Politika

Vjen alarmi nga eksperti i sigurisë për Kosovën: Ka një thirrje për AKI-në, përmend agjentët rusë e serbë

Nga: N.Sh Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 15:27
Harta e Kosovës

Në Ballkan shërbimet inteligjente të huaja po vlojnë. Sidomos tendenca e Rusisë, Kinës e Serisë që të ndikojnë në këtë rajon nuk është tashëm fshehtësi e as rastësi.

Nga këto shërbime të huaja tashmë është në rrezik edhe Kosova.

Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar qysh moti për ndikimin rus e kinez në Ballkan.

Image
Avni Islami

Edhe eksperti dhe profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami ka paralajmëruar rrezikun që Kosova e ka prej shërbimeve inteligjente të huaja.

Islami ka një porosi edhe për AKI-në, që rasti i agjentit rus dhe serb është dashur të merret seriozisht.

“Ballkani po vlon nga shërbimet inteligjente të huaja. Tendenca që vendet e këtyre shërbimeve të rrisin ndikimin e tyre, ka bërë që "Lufta e ftoftë" të jetë e ashpër midis agjentëve të cilët po përpiqen që sa më shumë të marrin informacionin e klasifikuar. Tendenca e Rusisë dhe Kinës që sa më shumë të ka ndikim në vendet e Ballkanit nuk është fshehtësi, pra rasti i agjentit rus dhe të atij serb do të duhej të merret shumë seriozisht edhe në Kosovë dhe në organet e sigurisë e sidomos AKI-a se si mund të korruptohen njerëz për shkak të lakmisë dhe ta shesin interesin nacional”, thotë Avni Islami për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat