Shahu thotë se koalicioni VV-LDK është mbyllur, tregon pse nuk duhen zgjedhjet e reja

Politika

Shahu thotë se koalicioni VV-LDK është mbyllur, tregon pse nuk duhen zgjedhjet e reja

Nga: G.B Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 13:52
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Së shpejti pritet të përfundojë rinumërimi i votave dhe certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Pas kësaj, mund të formohet qeveria e re, për formimin e të cilës partia fituese, Vetëvendosje pritet të formojë koalicion me LDK-në, e cila ka dalë partia e dytë në këto zgjedhje.

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se beson se koalicioni është mbyllur, edhe pse nuk është vendosur për presidentin, duke shtuar se asnjërës parti nuk i leverdis që të shkojë në zgjedhje.

Image
Rexhep Shahu

“Unë besoj se është mbyllë ky koalicion mes LVV dhe LDK, pavarësisht se nuk është vendosë ende për presidentin që duhet ta marrë LDK. Besoj se nuk kanë leverdi politike e as praktike që ta prishin këtë koalicion dhe të shkojnë në zgjedhje të reja, sepse do tu zbehej rezultati të dyjave dhe nuk do të kishte emocione të atilla që çuan në këtë rezultat që është”, ka thënë ai.

Sipas Shahut, të dy partitë janë të detyruara të duhen mes vete, derisa përmend individë nga të dy partitë që kanë dëshira për karrierë individuale.

“LDK dhe VV janë të detyruara me u dashtë mes tyre, janë të detyruara për këtë martesë politike. Ndërkohë në këtë paramartesë debutimet për protagonizëm individësh të veçantë po i cenojnë të dyja forcat politike. Dëshira për karrierë individuale nga eksponentë që rasti i nxori në ring, ndërkohë që ka lojtarë të tjerë të fortë që nuk shesin protagonizëm individual, të bindur se askush jashtë partisë nuk fiton as në katundin e vet”, ka deklaruar Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat