Shqipëria dhe Kosova janë partner strategjik të SHBA-së dhe BE-së: Shqiptarët e bashkuar nuk i ndal askush

Politika

Shqipëria dhe Kosova janë partner strategjik të SHBA-së dhe BE-së: Shqiptarët e bashkuar nuk i ndal askush

Nga: A.M. Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 16:53
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Vata, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se Republika e Kosovës tashmë është një realitet, e pavarur, e njohur nga më shumë se 100 shtete me një realitet juridik dhe politike, me hapësirë e kufinjë territorial, një hartë e ngulur në memorien e çdo njeriu, e çdo shteti qofshin dhe kundërshtarë të saj.

“Rama guxoj si askush tjetër, tha në Serbi se Kosova është e pavarur. Këtë duhet të mbajnë mend shqiptarët ku do ndodhen, askush me parë nuk ka guxuar të thotë në Beograd që Kosova është e Pavarur, madje kërkoi që Serbia ta njoh pavarësinë e saj, dhe ky refren është përsëritur publikisht disa herë në tryezat evropiane.

Një komb, dy shtete, një shqipe dy koka.

Kjo është kurora që meritojnë shqiptarët dhe gjithkush e ka të ngulitur në kok faktin histori të një shteti të ri në Ballkanin Perëndimor, shtetin më të ri në botë, Kosovën, por që nuk mund të shihet vetëm pa Shqipërinë, pra të ndarë në dy shtete, por në një komb, në dy flamur, por në një të vetëm me shqipen me dy koka, flamurin kombëtar.

Harta e djallit, apo djalli postoi hartën?

Kështu mund të konsiderohet ky keqpërdorim politik i aktorëve të ndryshëm dhe i disa mediave në lidhje me interpretimin dashakeq të hartës së publikuar nga kryeministri Edi Rama duke e konsideruar atë një hartë që Kosova mbetet pjesë e Serbisë.

Kosova tashmë është një realitet, e pavarur, e njohur nga më shumë se 100 shtete me një realitet juridik dhe politike, me hapësirë e kufinjë territorial, një hartë e ngulur në memorien e çdo njeriu, e çdo shteti qofshin dhe kundërshtarë të saj”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Ilir Vata

Për më tepër, Vata ka përmendur edhe deklaratat e më hershme të Ramës për Kosovën të bërë me Serbinë .

“Kosova është një dhe e pandashme, ajo u takon shqiptarëve dhe çdo etnie që banon në territorin e saj dhe Shqipëria e konsideron atë si shtet shqiptarë në anën veriore të saj.

Është e vështirë të bësh dasinë mes Shqipërisë dhe Kosovës sepse emëruesi i përbashkët është fakti se jemi shqiptarë por të ndarë nga historia në pjesë të ndryshme e në pesë shtet, por tani mund të themi se shqiptarët kanë dy shtete dhe ndahen ne kufinjë territorial edhe në tre shtete të tjera ballkanike.

Pra ne jemi një komb, dy shtete, një shqipe dy koka, ky është realitet

Ky është skicimi real, kjo është e vërteta dhe kryeministri Rama vjen nga kjo mendësi, madje ka treguar se është më shumë se kaq, sepse ka qenë ai që ka hedhur shumë ide, madje duke e kaluar cakun e një lideri politik dhe atë të kryeministrit, kur tha në Serbi se Kosova është e pavarur, madje dhe me vonë ceku një ide për një president të përbashkët, madje shkoi më tej kur zhvillojë mbledhje të qeverive të dy vendeve, heqjen e doganave dhe së fundmi ka dalë në një terren të ri, siç është shengeni ballkanik”, ka potencuar Vata për “Bota sot”.

Sa i përket mini shengeni, Vata ka thënë se është cilësuar si një lëvizje pro ruse apo kineze, e më keq akoma në dëm të Kosovës, pasi është thënë se në këtë marrëveshje janë dy shtete që nuk e njohin Kosovën.

“Shengeni Ballkanik nuk është pa Kosovë. Pikërisht te kjo e fundit mundet të hajë debat, por sa i përket hartës, kryeministri Rama është i kthjellët si drita e dielli, Kosova është e pavarur, madje një thellë e sheh të bashkuar me Shqipërinë si çdo shqiptarë, kjo ka qenë ëndrra e shqiptarëve dhe është e vetmja gjë që i mbanë bashkë shqiptarët, shqiptarët në një komb dhe nën hijen e flamurit kombëtar.

Lëvizja e fundit për shengeni ballkanik, apo Evropën e vogël në Ballkan, Kosova është jashtë kësaj marrëveshje për inicimin e kësaj lëvizje, por jo e përjashtuar, ashtu si Mali i Zi.

Ka patur reagime edhe ne lidhje me këtë çështje, madje kanë shkuar më tej duke e konsideruar një lëvizje pro ruse apo kineze, e më keq akoma në dëm të Kosovës, pasi është thënë se në këtë marrëveshje janë dy shtete që nuk e njohin Kosovën.

Lëvizja e lirë në Ballkan nuk duhet politizuar më shumë se duhet, pasi kjo lëvizje u jep mundësi ballkanaseve të jenë të lirë të përfitojnë nga marrëveshjet tregtare brenda rajonit pa përjashtuar marrëveshjet me BE.

Shqipëria dhe Kosova janë partner strategjik të SHBA dhe BE, ata në rrugëtimin e tyre kanë udhërrëfyes të qartë pavarësisht se kush është kryeministri në Kosovë apo në Shqipëri, por interpretimi i shengeni Ballkani, ka të njëjtën keqdashje si dhe harta që mund të konsiderohet harta e djallit për të ftohur politikën ndër shqiptare mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe kjo është lojë e vjetër, dasia mes shqiptarëve.

Nëse shqiptarët janë bashkë askush nuk i ndal në aspirata e tyre dhe kjo ka jetuar në shekuj, këtë shfrytëzojnë pikërisht filoserbe, filorusë apo bolshevik të politikës së vjetër ballkanike”, ka përfunduar Vata për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat