Ja kur pritet të filloj gjykimi i kokave kryesore të "veteranëve mashtrues"

Politika

Ja kur pritet të filloj gjykimi i kokave kryesore të "veteranëve mashtrues"

Nga: V.R Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 18:00
Ilustrim

Çështja e veteranëve, thënë ndryshe numri i madh i tyre, ka bërë që, të jetë diskutim i ditëpërditshëm. Është diskutuar e stërdiskutuara. Ka patur akuza e kundërakuza. Madje, nga zyrtar qeveritar, nga këta të tanishmit por edhe të mëparshmit është thënë se do t’merren masa ndaj kësaj kategorie. Hapa konkret asgjë.

Ehat Miftaraj nga Institucioni i Drejtësisë, për “Bota sot”, ka thënë se trajtimi i rasteve gjyqësore lidhur me “veteranët mashtrues” është njëri ndër rastet më të mëdha në drejtësinë kosovare që nga paslufta.

“Lidhur me këtë rast, ish-prokurori special, Elez Blakaj, kishte përgatitur aktakuzën, të cilën më vonë formalisht e kishte dërguar në gjykatë prokurori Afrim Shefkiu, përmes së cilës akuzohen 12 anëtarët e Komisionit Qeveritar, derisa për përfituesit e pensioneve të veteranëve në mënyrë të kundërligjshme, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte proceduar një mori lëndësh tek Prokuroritë Themelore përkatëse për të zhvilluar hetime në kuadër të kompetencave të tyre”, tha ai.

Merret vesh se në këtë mënyrë, që nga ajo kohë e deri tash, në sistemin e drejtësisë procedurat penale janë duke u zhvilluar në dy drejtime: procesi gjyqësor ndaj 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar dhe procesi gjyqësor ndaj përfituesve të kundërligjshëm të pensioneve në emër të veteranit.

Tutje, Miftaraj, tha se sa i përket rastit të anëtarëve të Komisionit Qeveritar, aktakuza e PSRK-së është konfirmuar, dhe gjykimi lidhur me këtë rast në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të filloj më 4 dhjetor 2019, gjykim i cili prit të vazhdoj edhe më 5 dhe 6 dhjetor të këtij viti.

“Ndërsa, lidhur me rastet e përfitimit të kundërligjshëm të pensioneve në emër të veteranëve dallojmë dy praktika: atë të kohës para raportit të Institutit të Kosovës për Drejtësi mbi trajtimin e këtyre rasteve dhe praktika pas publikimit të këtij raporti.Para publikimit të këtij raporti, në rastet e këtyre natyrave që IKD i kishte monitoruar kishte gjetur se Prokuroria Themelore në Pejë nuk kishte bërë fare kërkesë që i pandehuri të kompensonte shumën e përfituar në mënyrë të kundërligjshme, dhe as gjykata nuk e kishte shqiptuar dënimin për këtë lloj të kompensimit. Po ashtu, në dispozitivin e aktgjykimit thuhej se shuma e përfituar ka qenë 1530 euro, derisa Gjykata Themelore në Pejë të pandehurin e ka dënuar me 1300 euro gjobë”, theksoi ai.

Tutje, Miftaraj, theksoi se pas këtij rasti, IKD kishte publikuar analizën “Drejtësia “amniston” veteranët e rrejshëm, dëmton Buxhetin e Republikës së Kosovës”. Në këtë raport, IKD kishte kërkuar nga sistemi i drejtësisë që të mbrojë buxhetin e Republikës së Kosovës nga veteranët mashtrues, si dhe të sanojë dëmet që tanimë janë krijuar nga ky proces .

“Ky rekomandim ishte zbatuar nga sistemi i drejtësisë, ashtu që të gjitha aktakuzat që kishin qenë në proces ishin precizuar nga Prokurorët e Prokurorisë Themelore në Pejë, duke kërkuar edhe shqiptimin e dënimit plotësues për kompensim dëmi, si dhe me këtë propozim, janë ngritur të gjitha aktakuzat e tjera. Po ashtu, në të gjitha rastet që kan përfunduar pas publikimit të këtij raporti (gjithsej 4 raste) është shqiptuar edhe dënimi plotësues për kompensimin e dëmit . Në këto 4 raste, shuma e përgjithshme që të pandehurit detyrohen ti kthejnë në emër të përfitimit të kundërligjshëm të pensionit në emër të veteranëve është gjithsej 7.650 euro”, përfundoi Miftaraj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat