Shëmti e turpshme për Kosovën që ende nuk e ka zbardhur krimin ndaj Xhemail Mustafës

Politika

Shëmti e turpshme për Kosovën që ende nuk e ka zbardhur krimin ndaj Xhemail Mustafës

Nga: N.H Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 23:29
Xhemail Mustafa

Këtë të shtunë, bëhen 19 vite nga vrasja e njërit nga antarëve më të lartë të LDK-së, Xhemajl Mustafa. Mustafa njihej si njëri nga njerëzit më të afërt të ish presidentit historik, Ibrahim Rugova.

E për të folur për këtë rast, gazeta “Bota sot” ka kontaktuar ish-bashkëpunëtorin e afërt të Xhemail Mustafës.

Është shëmti e turpshme për të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës që edhe 19 vjet pas vrasjes ende nuk e kanë zbardhur krimin ndaj Xhemail Mustafës, heroit të demokracisë. Kështu është shprehur ish-bashkëpunëtori i afërt i Mustafës, Skënder Zogaj.

Zogaj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se drejtësia në vend lidhur me ketë rast për vite ka qenë e heshtur.

Image
Skënder Zogaj

“Drejtësia në Kosovë në mënyrë të mjerueshme sikur strucë ka heshtur dhe kjo është e pafalshme. Mirëpo, shpresa është se ka me u kthjell moti dhe e vërteta ka me dal në shesh, sepse, pa të vërtetën nuk ka liri dhe as pavarësi”, është shprehur Zogaj.

Tutje, Zogaj ka thënë se qeverisja e ardhshme duhet t’i zbardh vrasjet politike dhe t’i dënojë kriminelët.

“Prandaj, kthesat e reja qeverisëse të vendit nëse duan t’ia dedikojnë zhvillimit të vendit dhe perspektivës së popullit gjëja e parë që duhet ta bëjnë është të zbardhin vrasjet politike dhe t’i dënojnë kriminelët. Xhemail Mustafa është biri i madh i Kosovës dhe ia kemi borxh që të zbulohet zinxhiri kriminal që e ka vra”, ka përfunduar Skënder Zogaj, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se ajo që dihet është se vrasja e Mustafës, është nën hetimin dhe juridiksionin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Vrasjet me motive politike janë një nga pistat e hetimeve që po kryen kjo prokurori me seli në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat