Zbulohet se nga kush dhe se për çfarë e vranë Xhemail Mustafën

Politika

Zbulohet se nga kush dhe se për çfarë e vranë Xhemail Mustafën

Nga: V.R Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 10:36
Xhemail Mustafa

Këto ditë po shënohet edhe 19 vjetori i vrasjes së njërit prej bashkëpuntorëve më të afërt të presidentit Ibrahim Rugovës, Xhemail Mustafës.

Publicisti dhe  njohësi i rrethanave të kohës, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se konkurenca e grupeve të caktuara me pushtetin e çeliktë të Rugovës, bëri që të fillojnë dhe vrasjet e anëtarëve të LDK-së, gjegjësisht personave të afërm të tij.

“Besoj se eksponente mafioze qe iu veshën krahut të luftës për Kosoven, tregtare armësh, njerëz inferiore që nuk u bënë dot dikush në jetën e tyre, as në luftë as pas lufte, frikacakë për çfarë kishin bërë e nuk kishin bërë, u përfshinë në vrasje njerëzish eksponentë të Kosovës. Këta mafioze nga grupet enveriste që dështuan dhe nuk u bënë të famshëm u bënë killera për llogari të atyre që nuk konkurronin si autoritete morale në Kosovë. Konkurrenca me Rugovën e LDK bëri që të mos i përfillë opinioni dhe shanin popullin e bënë fajtor popullin pse nuk i votonte. Gjetën pika të forta dhe i vranë. Xhemal Mystafa ishte një intelektual i rangut të parë, por ishte me Rugovën. Me ia tha krahët Rugovës e vranë”, tha Shahu.

Më tej, siç tha Shahu, kjo vrasje si dhe vrasjet e tjera mbollën frikë në popull. Dhe që këtu nisë e të zbehet simpatia aq fort e madhe për UÇK-në.

Si këtë vrasje bënë disa. Efekti ndodhi. Mbollën frikë në Kosovë. Përsëriten historinë e Enver Hoxhës në Shqipëri pas luftës dytë botërore që vriste të diturit e kundërshtarët. Këta vrasës enverist arritën të shëmtojne, lëndojnë e cënojnë imazhin dhe dashurinë e popullit për UÇK,pasi këta shiteshin si pronarë të UÇK. Pra veç vrasjeve të njerëzve të rëndësishëm, ata mbollën frikën në popull, sa njerëz të ndryshëm në dëshpërim e sipër shpreheshin se "këta shkijet tonë shqiptare..."”, tha ai.

Image
Shahu theksoi se këto vrasje janë bërë nga shqiptarët por me porosi të Beogradit.

“Unë kam besuar se kjo ka qenë punë shërbimesh sekrete. Me porosi të Beogradit janë vrarë nga duar shqiptarësh disa figura të larta të Kosovës që kanë shqetësuar Beogradin. Vrasësit, ekzekutorët, porosidhënësit për vrasjet kanë qenë e janë e do të jenë dore e zgjatur e Serbisë në Kosovë. Mos distancimi i partive politike dhe politikanëve nga këto vrasje mafioze politike e lë të zymtë qiellin politik në Kosovë. Zbardhja e këtyre vrasjeve nuk duhet të jetë kurrë punë e qeverisë por e drejtësisë së pavarur. Njerëzit duhet të mësohen se qeveria nuk është organ hetimi. Qeveritaret nuk duhet të bëjnë premtime për punë që nuk i kanë në dorë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat