Vonesa në formimin e Qeverisë, analisti tregon ndikimin negativ për Kosovën

Politika

Vonesa në formimin e Qeverisë, analisti tregon ndikimin negativ për Kosovën

Nga: G.B Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 23:18
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

Rinumërim i votave, ankesa të njëpasnjëshme nga partitë politike, kanë bërë që të mos bëhet ende certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

E kështu, po vonohet dhe formimi i qeverisë së re.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se i gjithë procesi shkoi në rregull por që më vonë ndodhi lufta për pushtet, ku pati vjedhje të votave dhe u dëmtuan partitë politike.

Image
Leon Duhanaj

“Ditën e 6 tetorit, zgjedhjet u shpallën të lira dhe demokratike. Madje, u raportua edhe nga vëzhguesit vendor edhe ata ndërkombëtarë se ishin zgjedhjet me të mira që nga çlirimi. Ajo çfarë ndodhi me vonë, nuk është asgjë më pak as më shumë se sa luftë për pushtet në tavolina. Vjedhje ka pasur edhe tash, edhe me herët. Madje shumë janë dëmtuar parti të caktuara politike, e për kandidatë as mos të flasim. Por, nuk është bërë kaq shumë luftë për "drejtësi"”, është shprehur ai.

Sipas Duhanajt, KQZ duhet t’i certifikojë rezultatet dhe të formohet qeveria sa më shpejt, pasi nga ky vakum humb Kosova.

“Pra lufta, qëndron tek matematika e pushtetit e jo edhe aq tek e drejta. Tani me rinumërimin e këtyre kutive, KQZ duhet t'i certifikojë zgjedhjet dhe Qeveria duhet formuar në afatet me të shkurtra. Natyrisht që më së shumti humb Kosova nga këto vakume institucionale. Nëse i marrim e i përmbledhim vitet e fundit në një pasqyrim të përbashkët, del që gjysma e kohës është shpenzuar kot, duke akuzuar njëri-tjetrin, pa bërë asnjë punë të hajrit”, ka vlerësuar ai.

Duhanaj shton se në bazë të deklaratave të VV-së dhe LDK-së, nuk do të ketë probleme e as vonesa për formimin e Qeverisë.

“Kosova, edhe ashtu është mbrapa me të gjitha proceset dhe nuk ka kohë të humb duke u marrë me vetveten. Unë po besoj që bazuar ne deklarimet publike nga LDK dhe VV, nuk do të ketë probleme e as vonesa në përcaktimin e kabinetit, përkatësisht konsolidimit të Qeverisë së re”, ka deklaruar Leon Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat