Zbulohet skenari nga Beogradi për zgjedhjet në Kosovë: Beogradi dhe Moska janë shumë të interesuar që ta mbajnë Thaçin

Politika

Zbulohet skenari nga Beogradi për zgjedhjet në Kosovë: Beogradi dhe Moska janë shumë të interesuar që ta mbajnë Thaçin

Nga: H.O. Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 21:42
Valdete Daka dhe Hashim Thaci

Profesor Enver Bytyçi thotë se krejt kjo çka po ndodhë me rezultatet e zgjedhjeve është pjesë e një skenari të hartuar në Beograd, për tu zbatuar nga Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

“Kjo do të thotë se gjithçka që po ndodh është pjesë e një skenari të hartuar në Beograd dhe i projektuar për ta zbatuar Hashim Thaçi dhe Valdete Daka. Vetëm Beogradi dhe Moska janë shumë të interesuar që ta mbajnë Thaçin në majë të piramidës së kampanjës për nënshkrimin e një marrëveshjeje diskriminuese, poshtëruese dhe të dëmshme për shtetin dhe territorin e Kosovës. Ndaj dhe po bëjnë çmos që të manipulojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe ta tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Për pasojë gjithkush duhet ta dijë se për këtë zvarritje të pajustifikuar përgjegjës janë zonja Daka dhe zoti Thaçi, si tutor i saj”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat