A do të jetë pjesë e qeverisë AKR-ja? Flet Vesel Makolli

Politika

A do të jetë pjesë e qeverisë AKR-ja? Flet Vesel Makolli

Nga: A.J Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 14:12
Foto

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duket se nuk e bëjnë hesap partinë e Behgjet Pacollit, sa i përket krijimit të qeverisë së re.

Partia që në qeverinë e kaluar por edhe ato paraprake më një apo dy deputet merrte nga tri ministri në udhëheqje duket se kësaj here do ta ketë ta pamundur një plan të tillë, pasi që deri më tani as që i është bërë ftesë nga Vetëvendosje për bashkëqeverisje.

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli ka thënë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ofertë për qeverisje nga Vetëvendosje dhe se AKR nuk ka vija të kuqe për asnjë parti.

Image
Vesel Makolli

Makolli nuk e përjashton mundësinë që edhe të ndahen nga partia më të cilën kanë koalicion Nisma-n.

“Zyrtarisht nuk kam informata nëse deri më tani ka pasur takimi apo është biseduar për ndonjë mundësi që edhe AKR-ja të jetë pjese e qeverisë se ardhshme.  Ne nuk kemi përjashtuar asnjërën mundësi as atë të qeverisjes apo edhe opozita është me shëndetshme. Vija te kuqe nuk kemi për asnjërën nga partitë, proceset duhet te ecin përpara.  Unë e respektoj koalicionin që e kemi me Nisme-n, por nuk përjashtohet edhe mundësia që secila të shikoj programin dhe mundësitë e veta” ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat