Profesor Maxharraj me kritika të ashpra ndaj Ramës dhe Thaçit, ja çfarë po bëjnë për Serbinë - Bota Sot
Profesor Maxharraj me kritika të ashpra ndaj Ramës dhe Thaçit, ja çfarë po bëjnë për Serbinë

Politika

Profesor Maxharraj me kritika të ashpra ndaj Ramës dhe Thaçit, ja çfarë po bëjnë për Serbinë

Nga: A.M. Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 17:29
Edi Rama, Hashim Thaçi

Prof. dr. Binak Maxharraj, ka folur për peripecitë në të cilat ka kaluar kombi shqiptarë që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë deri në ditën e sotme.

Në një prononcim për “Bota sot”, Maxharraj ka theksuar se edhe në vitet e hershme të shekullit të kaluar shqiptarët kanë pasur bashkëpunim me Shtete e Bashkuara të Amerikës, ku e përmend rastin e presidentit Thomas Woodrow Wilson i cili e ndaloi copitmini e trojeve shqiptare.

“Mjerë kombi kur e udhëheqin maskarenjtë. Historia e Shqiptareve është e lavdishme por edhe e tmerrshme. Ka kaluar nëpër periudha të tmerrshme për mbijetese. Kombi shqiptar njihet si një ndër kombet më të lashta në Evropë. Por populli shqiptare pos figurës se Skënderbeut, Ismail Qemailit rrallë herë pati udhëheqës të denje të cilët nuk e drejtuan kombin nga vlerat demokratike, por më shumë nëpër kataklizma sepse në shumicën e kohës e kanë udhëheqë maskarenjtë”.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

“Këtë cope Shqipëri që e kemi sot e shpëtoi Presidenti Amerikan Vilsoni, sepse sikur të mos ngulte këmbë ai nuk do ta kishim as këtë. E kishte rrëmbyer sllavizmi sikurse edhe e krasiti duke ja marre shumicën e territorit. Në Shqipëri rrënjët e udhëheqjes së keqe i gjejmë gjatë luftës së dytë botërore ku shqiptarët luftonin për çlirimin e vendit. Por nuk pati fat me udhëheqësit e lutës. Luftonin Lëvizja e Ballit kombëtar në krye me Abas Kupin në një anë dhe disa grupe komunistesh në anën tjetër”.

“Gjatë luftës Balli dhe komunistet u morën vesh në Konferencën e Mujkës ti bashkojnë forcat për çlirimin e atdheut. Por këtë Marrëveshje e prishi Enver Hoxha i cili me ndihmën e serbeve si Miladin Popoviqi, Dushan Mugosha-qopa, Svetozar Markoviqi. Thjeshtë Enver Hoxha u shit tek Jugosllavet, bashkëpunoj me ta për ta marr pushtetin në dorë dhe ia arriti qëllimit, duke e kthyer Shqipërinë në taborin e lindjës, pra kah sllavizmi, në vend që të bashkëpunonte me lëvizjen e Ballit i cili kishte orientim pro perëndimor. Ky santrap në Shqipëri e vuri diktaturën e egër për 45 vite me radhe derisa vdiq. Shkatërroi çdo gjë humane, intelektuale duke i ndjekur bashkëpunëtorit dhe inteligjencën. Gjate diktaturës ai i internoi mbi 60 mije patriot kurse i pushkato mbi 6 mije”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ndërsa, sa i përket periudhës pas rënies së komunizmit, profesori përmend takimet e  presidentit të Shqipërisë, Fatos Nano, me atë serb Slobodan Millosheviqin.

“Por edhe pas vdekjes se tij Shqipëria nuk pati fat me udhëheqës të cilët do te udhëheqin vendin kah prosperitet. Gati të gjithë ishin pro serb.si Fatos Nano i cili takohej me Millosheviqin në Kretë dhe thoshte se rruga për në Prishtine duhet të kaloj nëpër Beograd e deri tek Edi Rama i cili poashtu po tregohet si proserb më shumë se sa proshqiptar. Ky bastard me metodat dhe kopilit e tij sikur po ia kthen shpinën Kosovës, duke u vu totalisht në shërbim të Serbisë dhe në dëm të Kosovës, duke e anashkaluar nga gjithandej”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Maxharraj ka folur edhe për gjendjen politike të Kosovës, dhe për zhvillimet e ndodhura pas luftës me Serbinë.

“Ndryshe nga Shqipëria Kosova ishte e okupuar nga sllavet, konkretisht nga Serbet për një periudhe kohore bukur të gjatë deri në vitin 1999 kur u çliruar. Gjatë kësaj periudhe Kosova kërkonte identitetin e vet duke iu kundërvënë okupimit klasik të Serbisë. Gjatë kësaj periudhe Kosova nuk mund të lavdërohej për një lidership i cili qëndronte karshi popullit, por liderit Ibrahim Rugova i cili me mençurin dhe orientimin e tij properëndimor ia arriti që për shumë vite të ndaj, anipse jo fizikisht Kosovën dhe shqiptaret nga regjimi okupues serb. Siç dihet Kosova e nisi  Luftën e vete me 1998-99 edhe kur në sajë të UÇK dhe ndihmës se Perëndimit në krye me SHBA dhe shteteve tjera nga Evropa edhe u çlirua. Pas çlirimit pati luftë bërrylash për qeverisje me Kosovën. Komandante në emër të luftës e rrëmbyen pushtetin duke e formuar njëfarë qeverie të përkohshme në vitin 2000 në krye me Hashim Thaçin. Viti 2000 u tregu si një vit i mbrapshtë për Kosovën sepse në këtë vite ndodhen mbrapshtit me të këqija të kësaj qeverie. Gjatë kësaj kohe u vranë mbi 1800 intelektual shqiptare për motive politike ku në shënjestër ishin ata të LDK se Ibrahim Rugovës, vrasje këto që sot as kësaj dite nuk janë zbardhë. Edhe nuk kane mundur të zbardhen kur çdo gjë në Kosovë gjatë gjithë periudhe se pasluftës ishte nën pushtetin e mafisë politike, e cila e kishte kapur shtetin në çdo pre të jetës.

Kjo udhëheqësi me Komandantet e luftës njihet si qeverisje e mbrapshtë keqe, ku punohej jo për ndërtimin e shtetit por për pushte, duke e vjedhë dhe plaçkit vendin. Edhe kjo udhëheqje në Kosovë në krye me Hashim Thaçin, sikurse ajo në Shqipëri me Edi Ramën, sikur është e interesuar të ia bëjë qejfin Serbisë e jo vendit. Kjo dëshmohet me negociatat me Serbinë ku të gjitha gati se shkuan në favor të Serbisë”, ka thënë ai.

Për më tepër, Maxharraj ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike të politikanëve në Kosovë dhe Shqipëri, për të cilët thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në vend se të kthehet kah Kosova dhe të formoi dhe forcoi një digmë të madhe karshi Serbisë, ai e anashkalon Kosovën.

“Duke e parë situatën nga afër të zhvillimeve politike në Shqipëri dhe Kosove, këto dy vende janë pothuajse më larg njëra me tjetrën se sa me Serbinë. Matrapazi Edi Rama sikur e ka humbur truarin në oborrin e vet dhe sikur nuk donë të dëgjoi se përtej kufirit ekzistojnë vëllezërit e vet shqiptarë të cilët me mundim të madh e fituan lirin. Në vend se të kthehet kah Kosova dhe të formoi dhe forcoi një digmë të madhe karshi Serbisë, Edi Rama e anashkalon Kosovën duke u kthyer totalishtë nga Beogradi, bile shkon edhe aq larg i cili mundohet të fletë dhe vendos në emër të Kosovës pa e pyet atë fare sikur të ishte ndonjë poltrone”.

“Pra është krijuar një situate hiq e lakmueshme midis politikaneve shqiptare andej e këndej kufirit. Në vend ata që ti kthehen njeri tjetrit duke krijuar ura bashkëpunimi zhvillimore në çdo fushë të jetës, krijojnë barriera me njeri tjetrin. Kështu ndodhe kur në këto dy shtete shqiptare sundojnë maskarenjtë, matrapazët, me plotë afera korruptive nga atë dyja anët, të cilët nuk qeverisin për të ndërtuar shtet por kujdesen për pushtet që sa me gjatë të jenë aty. Pra si ata politikane andej dhe këndej kufirit nuk qeverisin për të arrijt një mirëqene për popullin, por ata me politikat e tyre dekstruktive po e shkatërrojnë popullin shqiptare endej e këndej kufirit duke e lanë në vuajtje dhe mjerim, çfarë populli është i detyruar të ikë nga jashtë për një kafshatë të gojës, sepse maskarenjtë politikan si andej dhe këndej kufirit nuk ua mundësojnë këtë. Mu për këtë arsye vetëm gjate periudhës së tensiononit nga të dyja vendet kanë ikur jashtë mbi 500 mijë shqiptarë duke e zvogëluar popullsinë”.

“Jo vetëm kaq por këta maskarenjtë, matrapaz krijojnë situate konfliktuoze me njeri tjetrin me afera, me grindje, me sharje dhe ofendime me njeri tjetrin duke rritur hendekun e bashkëpunimit midis tyre. Kjo sjellje e këtillë nuk është në të mirën e kombit, por kësaj me shumë po ia sheh hajrin armiku shekullor Serbia e cila po kënaqet duke i parë shqiptaret të ndarë sepse nga kjo situate më së shumti fiton ajo, dhe kjo po shihet ditë për dite e më shumë e cila po tenton(me ndihmën e politikanëve shqiptare) të bëhet liderë në Ballkan”.

“Por kështu nuk mendon edhe vet populli shqiptare andej dhe këndej kufirit. Populli shqiptare ku do që jeton është me i bashkuar, shumë me i bashkuar, se sa vet politikat e tyre .Janë solidar kudo që gjendën, në çdo vend që gjenden, e ndihmojnë njeri tjetrin. Kjo do të thotë se shqiptaret janë të bashkuar kundër politikës të cilët këta politikan e kanë vu në funksion të shkatërrimit të vet shqiptarëve. Kjo më së miri shihet në raportet e shqiptarëve kudo që janë, duke u afruar mes veti përmes manifestimeve të ndryshme kulturore, sportive etj. Por kjo më së miri shihet dhe e dëshmon solidariteti i shqiptareve gjatë luftës në Kosovë, kur shqiptarët e Shqipërisë u ofruan vëllezërve të tyre nga Kosova strehim, duke i pranuan nëpër shtëpitë e tyre gati mbi 500 mijë shqiptarëve nga Kosova të ikur nga lufta dhe gjenocidi serb. Por, aferim mes shqiptarëve nuk ka munguar kurrë gjatë historisë. Por këtë përafrim midis shqiptarëve dhe distancim nga politika, po tregohet edhe këto ditë kur Shqipërinë e goditi një tërmet i fuqishëm duke lanë të vdekur, të vrarë dhe me përmasa katastrafike të dëmeve materiale. Se sa janë të bashkuar shqiptarët e tregon fakti se shqiptarët e Kosovës menjëherë pa fol politika u organizuan, u solidarizuan duke i dal në ndihmën me të gjitha sendet e nevojshme, në hulumtimin e gërmadhave për zbulimin dhe shpëtimin e tyre, por edhe në sendet tjera material në strehim, ushqim, veshembathje, etj. Kjo e dëshmon faktin se populli shqiptarë është gjithmonë i përbashkuar kur e don nevoja edhe përkundrejt politike acaruese të këtyre politikave maskarenjtë, matrapaz të cilët nuk janë fare në shërbim të popullit”, ka përfunduar Maxharraj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat