Berisha: Shqiptarët në një shtet të kompletuar do të jenë më të fuqishëm më të frytshëm dhe më të dobishëm...

Politika

Berisha: Shqiptarët në një shtet të kompletuar do të jenë më të fuqishëm më të frytshëm dhe më të dobishëm...

Nga: D. B. Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 17:41
Shqipëria Natyrale

Uniteti dhe Bashkimi i duhet çdo kombi të përparuar e të civilizuar të botës, por këto gjëra na duhen shumë më tepër edhe neve shqiptarëve.

E pikërisht tani në kohën kur jemi shumë të përçarë dhe të pa unifikuar na duhen shumë më tepër, për shkak të rrethanave të disfavorshme që kanë ekzistuar në shekullin e kaluar si rezultat i ndarjes jo të drejtë, jo  reale si dhe jo të barabartë të sferave të interesit botëror mes superfuqive relevante të atëhershme botërore ku ne si komb na u bë një padrejtësi shumë e madhe historike sepse na ndanë.

Analisti politik Ejup Berisha ka thënë për “Bota sot” se këta faktorë të politik, ekonomik kulturor dhe financiar në shek. XX padrejtësisht na ndanë si komb.

Image
Ejup Berisha

“E them këtë sepse na ndanë në katër shtete të rajonit dhe tani në shekullin e ri pra në shekullin 21e na duhet shumë më tepër bashkimi dhe unifikimi i kombit tonë. Pra shekulli i 20 tanimë ka ikur dhe larg nesh është 18 vite ndërsa 18 vitet e shekullit të ri 21 fatkeqësisht neve na gjenë akoma më të ndarë dhe më të përçarë, ndërsa është dashur të jetë e kundërta. Pra shekulli  u deshtë të jetë shekull i ribashkimit dhe i forcimit të unitetit por dhe i krijimit të harmonisë kombëtare shqiptare elemente si faktor i munguar disa dekada këtu tek ne”, ka thënë analisti politik Ejup Berisha.

Sipas tij, fatkeqësisht në shekullin e 21 ne nuk jemi as të unifikuar e as të bashkuar, edhe pse në mesin tonë ekziston harmonia e shumë pritur dhe e shumë dëshiruar kombëtare.

“Pra në 18 vjetorin e shekullit 21 dhe në 107 vjetorin e Pavarësisë të cilin duhet ta shënojmë e jo ta festojmë nesër ne jemi shumë më të përçarë, më të ndarë dhe shumë të acaruar në raportet tona ndër shqiptarë. Fajtor për këtë gjendje të keqe dhe të pavolitshme të shqiptarëve janë faktorë politik ekonomik financiar kulturor dhe fetar të brendshëm por dhe të jashtëm. Të gjithë këto janë vënë në shërbim të përçarjeve dhe ndarjes së shqiptarëve pasi që bashkimi dhe uniteti e bën fuqinë ndërsa të përçarë dhe të pa unifikuar. Ne jemi shumë më të dobët si komb këtë gjendje gjithmonë na e kanë dështuar dhe imponuar kundërshtarët dhe armiqtë e kombit”, ka thënë analisti politik Ejup Berisha.

Ai konsideron se si faktor i parë përçarës në Shqipëri në Kosovë, e në Maqedoni por edhe në troje të tjera shqiptarë janë politikanët shqiptar me mentalitet fshatareskë të cilët kanë inteligjencë shumë të ulët dhe të cilëve u mungon vetëdija kombëtare.

“Mendoj kështu pasi këta janë njerëz të cilët nuk mendojnë për interesin e gjerë kombëtar por vetëm se për interesat e tyre të ngushta personale dhe grupore. Të njëjtët janë në gjendje të shkatërrojnë çdo projekt unifikimi dhe bashkimi të kombit shqiptar vetëm e vetëm, të jenë sa më gjatë në politikë duke tentuar që të pasurohen shumë më shumë. Vetëm se këta persona apo grupacionet e njerëzve rreth tyre pra këta së bashku duan që të përparojnë dhe të pasurohen qoftë edhe në dëm të çështjes kombëtare. Këta janë në gjendje të shkelin edhe mbi kufoma vetëm e vetëm të jenë bartës të proceseve politike, ekonomik dhe financiare si dhe në krye të institucioneve shtetërore”, ka thënë analisti politik Ejup Beisha.

Sipas tij, politikanët shqiptar në të gjitha trojet shqiptare të Gadishullit të Ballkanit unitetin dhe bashkimin, e kanë vetëm se deklarim të kotë sepse, këta në vend të unitetit dhe bashkimit më së shumti angazhohen dhe kontribuojnë me punë për ndarje dhe për përçarjen e kombit shqiptar.

“Këta si duket edhe pse tërë kohës në opinion deklarohen se janë shqiptar dhe patriot shumë të mëdhenj të njëjtët në realitet janë përçarësit më të mëdhenj të kombit shqiptar dhe ndarësit kryesor të tij. Pra përveç aspektit deklarativ te ta nuk funksionon asgjë pozitive dhe reale në jetën e përditshme. Të gjithë mund të deklarohen shqiptar të pastër pastaj dhe patriot por shumë pak kanë vullnet dhe aftësi intelektuale dhe njerëzore të jenë të tillë. Ne fatkeqësisht siç thashë më lartë jemi shumë të përçarë dhe jo unik në vend që të jemi të bashkuar dhe shumë më unik. Faktorët jashtë kombit shqiptar i kuptoj, edhe pse si arsyetoj aspak se pse angazhohen dhe punojnë pandërprerë për përçarjen dhe prishjen e unitetit të kombit shqiptar por nuk i kuptoj dhe nuk dua ti kuptoj faktorët e brendshëm shqiptar se pse tërë kohës punojnë kundër interesave të kombit të tyre ndërsa në opinion dalin dhe informojnë se mërziten shumë për kombin dhe shtetin shqiptar”, shton Berisha.

Ai më tej ka shtuar, se këta faktorë përçarës dhe jo unifikues, nuk kanë qenë, dhe nuk do të jenë kurrë të dëshirueshëm në mesin tonë.

“E them, këtë pasi të dhënat konkrete për veprimet e tyre të papranueshme në realitet dhe në terren, ua demanton thëniet deklarimet dhe lëvdatë e tyre të tepërta të cilat janë në shërbim të kombit. Politikanët shqiptar janë në gjendje të punojnë pa pengesa kundër interesave të popullit shqiptar në rajon. Përderisa në anën tjetër, ne nuk kemi as vullnet e as fuqi tu themi këtyre ‘Stop’ se vendi ka faktorë të zotë dhe produktiv të cilët qëllim kryesor kanë ribashkimin dhe unifikimin vëllazëror të kombit shqiptar në një shtet të përbashkët si pikësynim i shumë gjeneratave të cilët kanë sakrifikuar shumë bile disa e kanë dhënë edhe jetën e tyre për arritjen e këtij objektivi”, pohon ai.

Sipas tij, pra Kosovën, Shqipërinë dhe trojet e tjera shqiptare në Ballkan janë disa individ në politikë të cilët këto vende dhe troje i shndërruan si plaçkë tregu apo dhuratë baballëku, vetëm e vetëm për të grumbulluar sa më tepër reputacion ndikim fuqi dhe pasuri.

“Vlen të theksohet se po të kishin punuar politikanët shqiptar dhe të vendit aq sa duhet dhe si duhet për të mirën e kombit ne sot do të festonim jo përçarjet dhe marrëzitë e tyre të cilat dominojnë ndër ne si rezultat i veprimeve dhe punëve të tyre por do të festonim në mënyrë shumë më të moralshme dhe më dinjitoze Unitetin, bashkimin si dhe pavarësinë e shtetit Shqiptar . Ne është dashur që festën e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë gjatë kohë që ta festonim ashtu si duhet dhe ashtu si i ka hije çdo kombi të përparuar dhe të civilizuar të botës. Pra ne është dashur të festojmë festë reale dhe faktike kombëtare duke i pasur për bazë rezultatet dhe punët e mira në favor të interesave kombëtare në Edhe pse në çastin konkret kur në Shqipëri kemi tragjedi natyrore të shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm i cili dje e ka goditur territorin e mëmëdheut tonë të dashur Shqipërisë ku ka edhe një numër të konsiderueshëm të viktimave në njerëz dhe shumë shkatërrime ne prap se prap duhet të mërzitur dhe të pikëlluar ta kemi parasysh se nesër e kemi 107 vjetorin e pavarësisë së shtetit tonë të përçarë të ndarë dhe të pa unifikuar”, ka thënë analisti ai.

Ai ka vlerësuar se  mërzia dhe pikëllimi më shumë shtohet edhe për faktin se ne në këtë përvjetor, përveç fatkeqësisë së tërmeteve në Shqipëri, po i vuajmë edhe shkaqet e papjekurisë politike dhe kombëtare të disa politikanëve shqiptar.

“Mjerisht ne fatin e kombit, e kemi lënë në duart dhe në mëshirën e tyre pra të personave jo vetëm se joadekuat, por edhe të atyre shumë të rrezikshëm, që nuk e ndihmojnë kombin në asgjë por edhe nuk e unifikojnë dhe nuk e bashkojnë atë. Për këtë ne duhet sa më shpejtë të zgjohemi nga gjumi dhe ta ndryshojmë këtë realitet dhe këto gjendje të pavolitshme sepse vonesat mund të na kushtojnë shumë shtrenjtë. Për këtë arsye të gjithë njerëzit e mençur inteligjent dhe të sinqertë duhet të tubohen dhe të bashkohen dhe të punojnë tani jo më për idenë e bashkimit dhe unifikimit por në idenë për bashkimin dhe unifikimin e kombit shqiptar. Shqiptarët në një shtet të kompletuar shqiptar do të jenë më të fuqishëm më të frytshëm dhe më të dobishëm jo vetëm se për veten e tyre por edhe për fqinjët e tyre. Shënofshim përherë përvjetorë të mëdha kombëtare”, ka thënë analisti politik Ejup Berisha duke uruar që Shqipëria ta rimarrë vetën pas tërmeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat