Rama do të mbes i vetmuar nëse vazhdon me idenë e Mini-Shengenit

Politika

Rama do të mbes i vetmuar nëse vazhdon me idenë e Mini-Shengenit

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 29 nëntor 2019 Në ora: 19:22
Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev

“Kjo në terrenin politik që ka ndodhë veçmas dy viteve të fundit është shumë dëshpëruese veçmas interaliteti i qeverisë Rama në raport me Qeverinë e Serbisë është një lojë e tejdukshme elementet, interaliteti dhe primitivizmi, por e cila në fakt është refuzuar nga shqiptarët andaj në përgjithësi dhe si pasojë e kësaj qeveritari Rama është më i vetmuar se kurrë”, tha Milazim Krasniqi, profesor universitar.

Në107 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, është parë të ndodhin një mori organizime dhe aktivitete, mirëpo që e gjithë kjo u harrua kur në mëngjesin e së ditës së martë, kur Shqipëria u godit nga një tërmet i cili la të vdekur mbi 40 persona dhe mbi 650 të plagosur.

Shqipëria e cila duhej të festonte 107 vjetorin e Pavarësisë së saj, sot po ndihmohet nga shumë vende të botës duke gjetur mbështetje dhe strehim, gjersa kjo fazë trishtuese të kalojë. Vendet që ndihmuan qenë të shumta dhe asnjë nuk kursyen as edhe një gjë të vetme të ndihmës.

Kosova ishte e para që dërgoi trupat e Forcës së Sigurisë në Shqipëri, pastaj edhe Maqedonia, Italia, Izraeli, pa e lënë anash edhe Serbinë. Këto shtete arritën që së bashku të nxjerrin shumë trupa të gjallë dhe të shpëtojnë shumë jetë, arritën që në çdo mundësi të vazhdojnë të kërkojnë nën rrënoja personat duke mos u ndalur as edhe për një çast të pushojnë.

U mobilizua e gjitha shqiptaria, i madh dhe i vogël, për të ndihmuar, dikush ofroi shtëpinë, dikush veshmbathje, dikush ushqim e shumë ofruan edhe para për të ndihmuar secilen familje në mundësitë e tyre.

Kjo afërsi u dha ani pse kryeministri Rama, nuk hezitoi të ulej në tavolinë për bisedime me shtetin e Serbisë, muaj më parë për të folur në lidhje me “Minishengenin”. Për këtë ide e cila është në dëm të shtetit të Kosovës dhe nuk sjellë asnjë të mirë politike. Një ide e tillë e cila u pranua të bisedohej nga Rama u konsiderua e dëmshme, pasi e njëjta margjinalizon edhe më shumë Kosovën.

Veprimet që kryeministri i Shqipërisë po ushtron mund të iu shkaktojnë dëme marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi që të dyja janë një komb dhe nëse njëra tradhton tjetrën atëherë raportet do të zbehën, kështu duke u larguar si komb mes veti.

Krasniqi: Kombi ynë është instiktiv, e ndjejmë idenë e kombit

Profesori, Milazim Krasniqi, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh që ngjarja e tërmetit na bashkoi si komb duke dëshmuar që jemi një komb instiktivë dhe se kemi shumë të përbashkëta, duke filluar nga gjuha e deri tek historia.

Image
Milazim Krasniqi

“Ngjarja tragjike e tërmetit dëshmoi që reagimi ynë si komb është instiktiv, është një reagim i mbarë kombit që i dedikohet menjëherë pa pasur nevojë ndërhyrjen e politikës nga politikanët. Pra, ne si shqiptarë e ndjejmë idenë e kombit e kemi atë identifikim në mënyrë instiktive dhe kjo në fakt na bënë komb sepse kemi histori të përbashkët, gjuhë të përbashkët, kujtime të përbashkëta”, u shpreh, Krasniqi.

Më tej, Krasniqi, tha që kombi shqiptar duhet të ndërrojë elitën politike pasi që populli është në nivel më të lartë se vetë elitat politike.

“Ajo që bëjnë politikanët në fakt është më shumë lojëra politike dhe qeverisje jo e përgjegjshme, por që nuk e përfaqëson mirësinë ideale kombëtare. Në këtë histori tregojë që populli është nivel më të lartë se vetë elitat politike dhe vetë politikanët edhe unë jam i bindur që ky është momenti që dëshmon që kombi shqiptar ka nevojë për ndërrimin e elitave politike për të pasur një përfaqësim më dinjitoz për idealet e veta kombëtare”, tha, Krasniqi.

Në fund, Krasniqi, shprehët që raporti i kryeministrit Rama dhe Qeverisë së Serbisë është e tejdukshme me elemente të primitivizmit, por që u refuzua nga shqiptarët dhe se në këtë rrjedhë nëse vazhdon Rama mund të mbetët krejtësisht i vetmuar.

“Kjo në terrenin politik që ka ndodhë veçmas dy viteve të fundit është shumë dëshpëruese veçmas interaliteti i qeverisë Rama në raport me Qeverinë e Serbisë është një lojë e tejdukshme elementet, interaliteti dhe primitivizmi, por e cila në fakt është refuzuar nga shqiptarët andaj në përgjithësi dhe si pasojë e kësaj qeveritari Rama është më i vetmuar se kurrë”, përfundoi, Krasniqi.

Muhamedi: Ky Nëntor fakton nisjen kah forcimi i përbashkënisë së shqiptarësuar

Opinonisti dhe analisti politik, Nijazi Muhamedi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që ky vjetor i Pavarësisë së Shqipërisë do të mbes një vjetor me një dhembje të madhe që solli tërmeti në Shqipërisë, mirëpo që na bashkoi nga ana tjetër duke fuqizuar edhe më shumë afrimin e përbashkët të shqiptarëve.

Image
Nijazi Muhamedi

“28 Nëntori është Dita e Flamurit më parë, mandej e Pavarësisë së gjysmës së Shqipërisë. Përkujtimi i Ditës së Flamurit nga ngritja e tij në Kala të Krujës nga Skënderbeu pas kthimit të tij në Krujë, 1443 ka mbetur të shënohet si ditë e pavarësie, lirie dhe uniteti mbarëshqiptar, Ditë e përbashkimit rreth Flamurit një e të vetëm kombëtar. 28 Nëntori i sivjemë, ose 107 vjetori i pavarësisë, mbeti të shënohet në dhembje gjithëshqiptare që na solli tërmeti që goditi Shqipërinë me viktimat që la pas, po ishte një sprovë po ashtu e madhe e fuqisë morale të përhershmërisë së përbashkuar shqiptare. Ky Nëntor, pra, fakton nisjen më të fuqizuar kah forcimi i përbashkënisë së shqiptarësuar lirshëm e fuqishëm, që paralajmëron një shenjë madhnie shpirtërore kolektive se nëntorët e ardhshëm nuk do jenë nëntor ndarjesh e çarjesh, por nëntor afrimi dhe forcimi gjallërie të një përbashkënie shqiptare”, tha, Muhamedi.

Më tej, Muhamedi, shprehët ideja e Mini-Shengenit”, është një tendencë dhe dredhi politike për të ndezur grindje brendashqiptarëve për pushtet.

“Dredhimet politike që ndodhën më parë dhe me protagonistët që përmendni,kujtoj me plot bindje se nuk duhej trazuar pikërisht pas këtyre ditëve të zymtisë kolektive që na ndodhi. Kjo sepse shumë gjëra që rrotullohen si sofizma filozofimesh dhe brengosje rreth zhvillimeve politike të Kosovës në relacion me politikën e jashtme të saj, sikundër që e keni marrë si shkas dialogun me Serbinë, dhe më konkretisht temën që përfolet si "mini-shengen", që është një konstruksion diskursiv i hedhur mes shqiptarëve nga të tjerët dhe me qëllime tendencioze për të ndezur grindje brendashqiptare në relacionin Shqipëri-Kosovë dhe anasjelltas. Duke e ditur se dikush brenda shqiptarëve do ta trazojë me "dramaticitet" demagogjik në rolin e "mbrojtësit" të bashkimit etj, por në fakt për interesa thjesht propagandistike të errëta në luftën e tyre për pushtet”, u shpreh, Muhamedi.

Në fund, Muhamedi, tha që në këtë çështje ndikuan edhe interpretime të keqkuptuara e jo të kualifikuara në rrjetet sociale.

“Pra, ishin ca zhvillime të mos kuptuara dhe mandej të keqkuptuara dhe me polifoni interpretimesh jo të kualifikuara më tepër në rrjetet sociale dhe që konteksti i ri në të cilën hyn Kosova pas zgjedhjeve që u bënë, do t'i shmangë ato boshësi mos koordinimi brendashqiptar në relacion me shumë çështje”, përfundoi, Muhamedi.

Mehmeti: Thaçi të shkarkohet që të këputen lidhjet mes treshes Thaçi, Rama-Vuçiq

Analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, përmendi Thaçin dhe Ramen, duke thënë që asnjëri prej tyre nuk përcjellë qëllimet për të mirën e kombit shqiptar apo bashkimin tregtar.

Image
Faton Mehmeti

“Derisa të kemi Thaçin dhe Ramen në krye të dy shteteve shqiptare do të na përcjellin komplote të tilla në favor të Serbisë, për interesa meskine të këtyre politikanëve. Asnjëri nga këta politikanë nuk kanë qëllim për të mirën e kombit shqiptar, forcimin e saj, bashkimin e saj ekonomik dhe tregtar etj”, u shpreh, Mehmeti.

Më tej, Mehmeti, shpreson që me qeverinë e re të ndodhë ndonjë ndryshim duke pritur edhe shkarkimin e Thaçit në mënyrë kështu të ndërpriten lidhjet mes treshes, Thaçi, Rama-Vuçiq.

“Nëntori duhet të ishte muaji i bashkimit me të madh mes shqiptarëve, pa futur në mes Serbinë e cila synon të kthej në favor të vetin atë që duhet të ishte në favor të shqiptarëve. Me shpresën se Qeveria e re do ketë vizion tjetër, duhet pritur që Thaçi të shkarkohet që të këputen lidhjet mes treshes Thaçi, Rama-Vuçiq”, përfundon Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat