Rikthimi i LDK-së në pushtet, ky është shansi i madh i kësaj partie

Politika

Rikthimi i LDK-së në pushtet, ky është shansi i madh i kësaj partie

Nga: N.H Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 01:23
LDK

Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi, ka thënë rikthimi i partisë së Isa Mustafës në 30 vjetorin e themelimit të partisë, paraqet një shans të madh që kjo parti t’u rikthehet vlera dhe idealeve.

“LDK, ka për detyrë, që procesin e ndryshimit ta bart edhe te reformimi i brendshëm, për të cilin ka shumë nevojë, në mënyrë që të jetë e gatshme që të marrë përgjegjësi për një qeverisje të mirë në përputhje me rolin historik që ka luajtur në të kaluarën”, ka thënë Buxhovi.

Image
Jusuf Buxhovi

“Rikthimi i tyre në pushtet, në 30 vjetorin e themelimit të partisë, paraqet një shans të madh që kjo parti t’u rikthehet vlera dhe idealeve me të cilat është themeluar shteti i Kosovës, në mënyrë që të rrumbullakohet procesi i konsolidimit të tij si shtet, në rrethanat kur ai po kërcënohet nga jashtë (faktorizimi i Serbisë në rajon) si dhe nga brenda (nga ndikimi politik i Beogradit në Kosovë në saje të politikës paniste)”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, raportohet se javën e ardhshme pritet të nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Grupet punuese të të dyja subjekteve politike të premten kanë mbajtur takimin e fundit, ku u tha se u pajtuan për programin qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat