Paralajmërohet VV-ja dhe LDK-ja për Thaçin, mund ta vonojë zgjedhjen e kryeministrit

Politika

Paralajmërohet VV-ja dhe LDK-ja për Thaçin, mund ta vonojë zgjedhjen e kryeministrit

Nga: A.M. Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 16:59
Albin Kurti, Hashim Thaçi dhe Vjosa Osmani, foto ilustrim nga "Bota sot"

Analisti politikë, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka 30 ditë afat që të thërras seancën konstituive.

“Sipas rregullores pas njoftimit të presidentit nga KQZ për rezultatin përfundimtar, presidenti ka kohë 30 ditë në dispozicion për të thirrur seancën konstituive. Pas konstituimit të Kuvendit, në bazë të nenit 95 të Kushtetutës së Kosovës, pikës 1, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë. Pastaj mandatari për formimin e qeverisë ka në dispozicion 15 ditë që të paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit”, ka shpjeguar Mehmeti për “Bota sot”.

Ndërsa, shprehet se und të ketë nga Thaçi voni të procedurave për zgjedhjen e kryeministrit, pasi që në pushtet vijnë kundërshtaret e tij politik.

Image
Faton Mehmeti

“Kështu që Thaçi e ka patjetër të respektoj Kushtetutën ndryshe përben akt të rënd që mund edhe të largoj atë nga posti. Kështu që pres që Thaçi në maskimum të shtyj këto procedura, duke ditur se në pushtet do jenë kundërshtaret e tij, gjithsesi është një fije që do të ndodh me apo pa vullnetin e Thaçit, pasi vullneti i qytetareve është mbi çdo gjë”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat