Ish ushtari i UÇK-së dhe dëshmitari në Gjykatën Speciale, flet për komunikatën nr. 59, tregon kush e ka shkruar

Politika

Ish ushtari i UÇK-së dhe dëshmitari në Gjykatën Speciale, flet për komunikatën nr. 59, tregon kush e ka shkruar

Nga: D.RR Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 18:51
Gani Geci, Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi

Para disa ditësh, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi dhe njëherit ish pjesëtar i UÇK-së, dha akuza të drejtpërdrejta se komunikata nr. 59 është shkruar nga Hashim Thaçi.

E lidhur me këtë, ish anëtari i UÇK-së dhe SHIK-ut, tash dëshmitar në Gjykatën Speciale, Naim Miftari, ka thënë se Gjykata Speciale është e padrejtë, mirëpo kur bëhet fjalë për krimet e kryera nga shqiptarët, ai ka përmendur disa emra.

Image
Naim Miftari

“E kam cek dhjetëra herë edhe më herët se nëse Gjykata Speciale donë me nda drejtësi ligjore për t’i dënuar krimet e luftës të bëra në Kosovë në bankën e të akuzuarve ulur në rend të parë duhen me qenë republika e Serbisë për qindra mijëra krime, ndërsa sa i përket krimeve qindra sosh të kryera nga shqiptarët, në bankën e të akuzuarve duhet mu të ulet Hashim Thaçi dhe Shtabi i Rognerit, e me këtë rast zgjedhën pothuajse shumica e vrasjeve politike dhe linçimeve përmes komunikatave që i ka shkruar dhe urdhëruar vet Hashim Thaçi me shtabin e Rognerit”, ka thënë Miftari.

Edhe ai hedh akuza drejt presidentit Thaçi, duke thënë se Gjykata Speciale duhet të merret me Serbinë dhe me të.

“Se kush i ka lëshuar nëpër Banhofe nuk ka rendësi fare por dihet kush i ka shkruar dhe hartuar por edhe i ka aprovuar. Nëse gjykata ndërkombëtare nuk merret me Serbinë dhe Thaçin, këta dy akterë kryesorë të krimeve të bëra në Kosovë, atëherë edhe kjo gjykatë si ato gjykata tjera më herët është gjykatë politike dhe është vetëm edhe një tallje me popullin tonë, një tallje me drejtësinë, tallje me viktimat pa marr para sysh a janë viktimat Shqiptare, Serbe, Romë, etj”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat