Xhelili: Urgjentisht duhet që të formohet Qeveria dhe Institucionet e Kosovës, si rezultat i zgjedhjeve të 6 tetorit

Politika

Xhelili: Urgjentisht duhet që të formohet Qeveria dhe Institucionet e Kosovës, si rezultat i zgjedhjeve të 6 tetorit

Nga: D.B Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 12:16
Zudi Xhelili

Ndonëse Parlamenti Evropian e ka mbështetur propozimin e komisionit për liberalizmin e vizave për Kosovën, megjithatë qytetarët e Kosovës, dhe profile të ndryshme të skenës politike kanë  mëdyshje se në Kosovë ka ende ngecje sa i përket kritereve të plotësimit për liberalizmi të vizave.

Njohësi i çështjeve politike, politikani Zudi Xhelili, ka thënë për “Bota sot” se duhet urgjentisht që të formohet qeveria dhe institucionet e Kosovës, si rezultat i zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Kosova duhet të demonstroj gatishmëri për të arritura të lakmueshme në disa sfera; dialogun me Serbinë, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, menaxhimi i kufijve dhe migrimit, sundimi i ligjit, siguria në vend, zhvillimi ekonomik i shpejtuar, administratë publike dhe efikase si dhe reforma në drejtësi, edukatë dhe ambient jetësor”, ka thënë politikani Xhelili.

Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të gjitha këto detyrime apo kapituj ti realizojnë sa më shpejt, fillimisht për të mirën e qytetarëve të vet e pastaj përmbushjen e kushteve.

“E them këtë pasi nëse realizohen këta kapituj që i ceka më lart, pastaj kjo sjell edhe liberalizimin e vizave. Pra këta reforma do të shërbejnë edhe për të hapur rrugë drejt integrimeve euro-atlantike. Besoj se qeveria e re, nuk do të humb kohë dhe do të filloj menjëherë në zbatimin e detyrimeve, që të mund të ndodh liberalizimi i vizave në vitin 2020. Pra e gjithë kjo varet nga vet qeveria dhe institucionet e Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike, politikani Zudi Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat