Makolli i AKR-së me kritika të ashpra për Qeveritë e kaluara, ja çka kanë bë ata deri tash

Politika

Makolli i AKR-së me kritika të ashpra për Qeveritë e kaluara, ja çka kanë bë ata deri tash

Nga: D.B Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 13:30
Vesel Makolli

Korrupsioni dhe nepotizmi në Kosovë janë dy lloje "kanceri" që po e shkatërrojnë çdo shoqëri të cilat me shfaqjen e tyre, fatkeqësisht  po bëhen si të rëndomta.

Kështu ka vlerësuar sekretari i përgjithshëm në AKR, Vesel Makolli, i cili në një prononcim për "Bota sot" ka thënë se deri tash nuk është bërë sa duhet në luftimin e korrupsionit dhe dukurive tjera negative të cilat kanë qenë kusht për liberalizimin e vizave.

Sipas tij, në institucionet e Kosovë ka pasur njerëz që kanë qenë të "infektuar" me këto viruse shkatërruese.

“Para se gjithash korrupsioni është një armik i vërtet për zhvillimin e vendit dhe rrezikon moralin e gjithë vendit. Çdo qeveri, çdo institucion dhe çdo individ nga politikajt e deri tek më i rëndomti, duhet që ta luftojnë korrupsionin pa ekuivoke, se vetëm në këtë mënyrë e shprehin dashurin ndaj shtetit dhe kombit. Qeveritë e deritanishme është e njohur se më shumë kanë shpenzuar energji, duke u marr me vetveten, se sa për ti shtyrë përpara proceset jetike për kombin dhe shtetin. Ka mbretëruar kakofonia e brendshme dhe interesat individuale dhe partiake të cilat i kanë prolonguar në masë të madhe proceset për krijimin e shtetit demokratik si dhe proceset e integrimeve në organizata relevante ndërkombëtare”, ka thënë sekretari i Përgjithshëm në AKR Vesel Makolli.

Ai konsideron se edhe përkundër këtyre pengesave Kosova ka arritur që në masë të madhe ti plotësoj kushtet që i janë vu rreth liberalizimit të vizave.

“Bazuar në disa shtete nga blloku postkomunist ne i kemi plotësuar më shumë kushtet nga BE por në rastin tonë BE ka qenë shumë strikte duke mos toleruar si në rastin e shteteve tjera. Kjo nuk e arsyeton mos punën tonë sidomos kur kemi të bëjmë me krijimin e shtetit demokratik, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit, migrimin dhe sigurinë. Liberalizimi sa ma i shpejt i vizave gjatë vitit të ardhshëm 2020 është mesë i arsyeshëm, dhe shumë i nevojshëm sidomos për qeverinë e re, të cilës kishte me i shërbyer si një nxitje për t’i shtyrë proceset edhe ashtu të vonuara si ne rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtare, për anëtarësim në organizatat relevante ndërkombëtare”, ka thënë Sekretari Përgjithshëm në AKR Vesel Makolli.

Sipas tij, Kosova pa marrë parasysh rrethanat duhet të angazhohet maksimalisht në krijimin e sa më shpejt të institucioneve të saj duke u bazuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme pasi që çdo vakum institucional ndikon drejtpërdrejt në shtyrjen e liberalizimit të vizave dhe të proceseve tjera.

“Institucionet e reja duhet që pa ekuivoke ta luftojnë korrupsionin, nepotizmin dhe të krijojnë kushte optimale për sundimin e ligjit dhe krijimin e predispozitave për një shtet demokratik dhe liberal në plot kuptimin e fjalës. Sa më parë që t’i arrimë këto objektiva, dhe ti luftojmë dukurit negative të shoqërisë, ne do të krijojmë kushte për një ardhmëri të ndritur për popullin tonë dhe sidomos për rinin. Këto objektiva duhet të jenë permanent si synim i të gjitha institucioneve të shtetit dhe i çdo subjekti politik të Kosovës”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm në AKR Vesel Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat