Muja: LDK-ja nuk dëshiron koalicion me Vetëvendosjen

Politika

Muja: LDK-ja nuk dëshiron koalicion me Vetëvendosjen

Nga: V.R Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 22:19
Armend Muja

I këtij mendimi është publicisti Armend Muja, i cili për "Bota sot", ka thënë se LDK-ja kanë pasur një marrëveshje paraprakisht në lidhje me tri parimet kryesore, që cili merr qoftë edhe një votë më shumë është Kryeministri, që nuk bëjnë koalicion me parti të tjera dhe që do të qeverisin 4+4.

Ndërkohë që, siç tha ai, Kushtetuta e vendit përcakton me automatizëm që partia e cila fiton numrin më të madh të votave merr Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin.

“Megjithatë, VV, ka hequr dorë nga Kryeparlamentari për të akomoduar nevojën e koalicionin me LDK, ka ofruar numrin e barabartë të Ministrive dhe një Zv.Kryeministër. megjithatë, LDK, ka insistuar edhe në postin e Presidentit dhe Ministri të caktuara (Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Financave). Thuhet se VV është dakorduar për postin e Presidentit në këmbim të 1 Ministrie. Thënë qartazi, në bazë të Ligjit të Protokollit Shtetëror LDK kërkon pozitën e parë (Presidentin), pozitën e dytë (Kryeparlamentarin), akomodim të programit të saj (70%) dhe të drejtë ekskluzive në Ministri të caktuara”, tha ai.

Më tej, Muja, tha se Vetëvendosje ka bërë lëshime të mëdha dhe se janë të përkushtuar në koalicionin me LDK-në. Por, në këtë rast, “shtegu” i problemit është tek LDK-ja. Ngase sipas tij, LDK-ja nuk e dëshiron koalicionin.

“Nuk jam i bindur që LDK-ja e dëshiron koalicionin. Gjykuar nga Minsitritë që LDK i kërkon domosdoshmërisht, lënë të kuptohet që ata dëshirojnë Ministrinë e Punëve të brendshme dhe Financave në saje të kërkesave të bizneseve të mëdha (potencialisht të frikësuara nga e kaluara). Pra, shkaktari kryesor janë biznese të mëdha dhe establishmenti që dëshiron imunitet nga llogaridhënja potenciale”, tha Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat