Kjo është përgjigja e LDK-së pas presioneve publike, ja synimi ynë me LVV-në

Politika

Kjo është përgjigja e LDK-së pas presioneve publike, ja synimi ynë me LVV-në

Nga: G.B Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 13:01
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

LDK ka reaguar përmes një komunikate për media, pasi nuk u arrit marrëveshja me Vetëvendosjen.

LDK ka thënë se vazhdimisht kanë shprehur gatishmërinë për arritjen e një marrëveshjeje me LVV-në dhe është e vullnetshme të arrijë një marrëveshje të baraspeshuar, të qëndrueshme dhe afatgjatë, përcjell Bota sot.

Në komunikatë thuhet se diskutimet mes dy partive do të vazhdojnë, pa ju nënshtruar presioneve publike të askujt, duke shtuar se synimi është që të arrihet një marrëveshje që ka prioritet vetëm zotimet e tyre ndaj qytetarëve të Kosovës, për të përmirësuar mirëqenien e tyre.

Komunikata e LDK-së:

Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të respektojë dhe zbatojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. Në këtë drejtim, ne kemi shprehur vazhdimisht gatishmërinë dhe zotimin tonë të palëkundur në arritjen e një marrëveshjeje bashkëqeverisëse me LVV-në, bazuar në fuqinë politike që u kanë dhënë votuesit dy partive, në frymën e bashkëpunimit drejt mbrojtjes dhe avancimit të interesave shtetërore të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka punuar dhe është e vullnetshme të arrijë një marrëveshjeje të baraspeshuar, të qëndrueshme dhe afatgjatë. Diskutimet mes dy partive, LDK dhe LVV, do të vazhdojnë në mirëbesim dhe mirëkuptim, pa ju nënshtruar presioneve publike të askujt dhe duke krijuar një ambient të përshtatshëm dhe racional. Synimi ynë i përbashkët është të arrijmë një marrëveshje që ka prioritet vetëm dhe vetëm zotimet tona ndaj qytetarëve të Kosovës për të përmirësuar mirëqenien e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat