A ka guxim LVV-ja të arrestoj “peshqit” e mëdhenj, ja çfarë thotë ish-agjenti i SHIK-ut, ka një porosi për LDK-në

Politika

A ka guxim LVV-ja të arrestoj “peshqit” e mëdhenj, ja çfarë thotë ish-agjenti i SHIK-ut, ka një porosi për LDK-në

Nga: N.Sh. Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 13:57
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje, e cila pritet të formoj Qeverinë së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka për synim rendin dhe ligjin në Kosovë.

Së paku kështu kanë deklaruar zyrtarët e kësaj partie politike, prej së cilës pritet që më në fund në Kosovë, të fitoj ligji dhe drejtësia.

Glauk Konjufa nga Vetëvendosje ka theksuar se rendi dhe ligji janë fusha shumë jetike për Vetëvendosjen mbi bazë të të cilave është votuar ky subjekt për të ardhur në pushtet.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Policisë së Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari pohon se Lëvizja Vetëvendosje ka guzim për të arrestuar peshqit e mdhenj, pasi nuk janë të korruptuar nga pushtetet e deri djeshme, por sipas tij, LDK-ja nuk ka guxim apo vullnet me çrrënjos krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Miftari thekson se, presidenti i ardhshëm nuk duhet me qenë i LDK-së, por as i PDK-së, pasi i kemi provuar deri më tani kryetarët e këtyre partive, dhe përveç Ibrahim Rugovës kanë dështuar të gjithë.

Image
Naim Miftari

“LDK-ja, po e don Ministrin e Punëve të Brendshme, po shtrohet pyetja se çfarë rezultatesh pat deri sot kur MPB-në e ka pas LDK-ja në menaxhim tri herë, dhe ministrat e LDK-së, kanë dhënë rezultat zero”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Miftari tutje thekson se, LDK-ja po dëshiron me lanë këtë gjendje në të cilën jemi, por askush nuk frikësohet nga LDK-ja.

“As LDK-ja nuk i kanë lanë dy gur bashk, sa ishte pjesë e qeverive dhe është vet pjesë e krimit të organizuar, apo frikën e ka nga Hashim Thaçi dhe PDK-ja, apo ka frikë edhe nga LVV-ja”, pyet Miftari.

“LDK-së, Isës, Lutës dhe Agimit duhet të iu tregon dikush se që tri palë zgjedhje nuk kanë korrë fitore në asnjërën pal deri tani. LVV-ja duhet mos të ketë vija të kuqe, për asnjë parti se të gjitha janë nga një brum por në forma të ndryshme”, thotë tutje ai.

“Lëvizja Vetëvendosje duhet me kuptu se krejt sistemet e drejtësisë insitucionale në Kosovë janë të ndërtuar deri më sot prej ..., dhe këtë nuk mundet me ndryshu as LVV-ja. Ajo nëse tenton me çdo kusht me bë ligj dhe rend ka me mbet fikall veti kundër të gjithë të tjerëve. Nuk ka me pas sukses në një shtet ku përveç shtetit të kapur janë të korruptuar deri te punëtori i pastrimit...”, përfundon Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat