Kush po e paralajmëron Albin Kurtin dhe Isa Mustafën? Nëse nuk ndodhë marrëveshja, kjo gjë e pret Kosovën

Politika

Kush po e paralajmëron Albin Kurtin dhe Isa Mustafën? Nëse nuk ndodhë marrëveshja, kjo gjë e pret Kosovën

Nga: N.H Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 22:42
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Pas përplasjeve e mosmarrëveshjeve në mes të VV-së dhe LDK-së, këto rrethana tashmë kanë bërë që në vazhdimësi të vijnë edhe komente të ndryshme nga njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Prof. Dr. Binak Maxharraj në një bisedë për “Bota sot”, ka thënë se elektorati si kurrë më parë kërkoi ndryshime rrënjësore për t’i vendosur jashtë loje keqpërdoruesit e shtetit.

Ai mes të tjerave paralajmëron se nëse nuk ndodhë koalicioni mes këtyre dy subjekteve, vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare, çka sipas tij, do të dëmtohet Kosova.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Të jemi të qartë sikur fushatës parazgjedhore të mos i printe Vjosa Osmani e cila i zbardhi fytyrën LDK-së, ndoshta nuk do ta fitonte as vendin e tretë. Në këto zgjedhje elektorati si kurrë më parë kërkoi ndryshime rrënjësore për t’i vendosur jashtë loje keqpërdoruesit e shtetit, dhe pas kaq shumë vitesh ia dhanë besimin LVV-së si parti e parë në zgjedhje, por këtu është afër edhe LDK-ja”, është shprehur Maxharraj.

Maxharraj tutje bënë me dije se është domosdoshme që të formohet qeveria nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Këto dy parti që gati dy muaj po negociojnë po dialogojnë për të arritur një marrëveshje të mirë për bashkëqeverisje çka është edhe e duhur sepse elektorati ua dha votat për bashkëqeverisje për të bërë ndryshime të mëdha për të vendosur në ketë shtet një rend dhe një rregull. E them ketë sepse është me se domosdoshme gjithsesi që të formohet qeveria nga këto dy subjekte. Nuk ka rrugëdalje tjetër, nëse duhet që të qohet në vend amaneti i votuesit në vend, i cili i votoi këto dy parti si me zonjat për të bërë ndryshime të mëdha. Këto dy parti që gati dy muaj me negociojnë herë në nivel të ekspertëve e herë në nivel të liderëve”, shpjegon ai.

Ai gjithashtu shprehet se 2 dhjetori do ishte data ideale për një koalicion, pasi ishte edhe ditëlindja e presidentit Rugova, çka do ta bënte edhe më të veçantë këtë marrëveshje.

“Pas shumë përpjekjeve është arrit që të harmonizohen programet gati në tërësi. Por, ishte caktuar data 2 dhjetor si shenjë nderimi për ditëlindjen e Presidentit Rugova që më në fund të finalizohet kjo marrëveshje. Mirëpo, e turpshme nuk ndodhi kjo. Nuk u respektua ditëlindja e Presidentit Rugova nga vet LDK-ja”, konsideron ai.

Mes tjerash Maxharaj shton se është e dëmshme vënia e postit të presidentit si pjesë të marrëveshjes.

“Anomalia më e madhe është kërkesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme për të cilën dje doli haptas se e kërkon. LDK e ka pas edhe më parë ketë dikaster në krye me Skënder Hysenin, i cili nuk ka guxuar të hape asnjë çështje për ndonjë ndryshim, e as të nise ndonjë hulumtim për vrasjet e pasluftës,etj. Për të bërë ndryshime rrënjësore në ketë resor, poashtu edhe në resorin e Drejtësisë, konformë kërkesave të elektoratit, padyshim se këto dy resore duhet t’i takojnë LVV sepse kjo parti e ka kurajën, e ka guximin pa kurrfarë frike që të bëjë ndryshime. Nga ana tjetër futja në lojën nga ana e LDK-së në marrëveshjes pozitën e Presidentit të Kosovës është aq e dëmshme dhe anakronike, shumë qesharake kur dihet se presidenti është gjallë”, ka shtuar ai.

Ndërsa, në fund ai nënvizon se nëse një gjë e tillë dështon, atëherë partia e Mustafës duhet ta shtrëngon rrypinë.

“Që një marrëveshje e shëndetshme të arrihet është e domosdoshme për hire të votës se popullit i cili kërkojë ndryshime rrënjësore në qeverisje. Por nëse një gjë e tillë rrezikohet për të mos ndodhe fajin kryesor e ka LDK dhe kryekëput vet Isa Mustafa”.

“E nëse dështon, LDK duhet ta shtrëngon rrypinë për zgjedhjet e reja ose të shkon në koalicion me PDK-në siç e ka zanat ta tradhtoi elektoratin e vet. Por, nëse shkon ne zgjedhje të reja LDK do të ishte humbësja më e madhe, sepse nuk do ta kishte me përball zgjedhje Vjosa Osmanin, kurse me çdo kënd tjetër LDK do të pësoi katastrofë”, ka përfunduar Maxharraj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat