Kur Thaçi të largohet nga pushteti, Kosovës i hiqet rreziku nga ndarja!

Politika

Kur Thaçi të largohet nga pushteti, Kosovës i hiqet rreziku nga ndarja!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 5 dhjetor 2019 Në ora: 13:28
Ilustrim/Bota sot

“Asgjë nuk përjashtohet nga diplomacia evropiane dhe e SHBA e dëshirojnë një kompromis, ky kompromis mund të mos jetë i favorshëm për Kosovën, në anën tjetër Kosova dhe politika e saj aktuale nuk e lejon idenë e shkëmbimit”, u shpreh, Burjani.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme Federika Mogherini, ka përfunduar ditë më parë mandatin e saj, ndërkohë që në një publikim në Twtter ka bërë njoftimin e përfundimit të detyrës dhe i ka uruar pasardhësit, Josep Borel gjithë të mirat.

Në ditën e fundit të saj si shefe e diplomacisë ajo ka thënë se po lë zyrën “në duar të sigurta”, duke menduar në diplomatin spanjoll Josep Borell.

"Mandati im përfundoi pas 5 viteve shumë intensive. Ju faleminderit të gjithë atyre që kontribuuan që BE të bëhet partner i besueshëm, shtyllë e multi-laterizmit dhe mbrojtës kokëfortë i të drejtave të njeriut. Po lë zyrën në duar të Josep Borell dhe i dëshiroj çdo të mirë!", ka thënë Mogerini në Tëitter.

Mirëpo, ajo që është diskutuar në lidhje me përfundimin e mandatit dhe fillimin e mandatit të Borell, është se sa do të ndikojë në dialogun Kosovë-Serbi, pasi që gjatë kohës së Mogherinit është diskutuar çështja e korrigjimit të kufijve.

J.Borell, vjen nga shteti i Spanjës, i cili nuk e njeh shtetin e Kosovës si të pavarur dhe emërtimi i tij natyrisht që është diskutuar, mirëpo në lidhje më këtë Borell, është betuar që nuk do të përziej politikën e Spanjës dhe se do të përfaqësoj në mënyrën më të denjë të mundshme.

Burjani: Kosova dhe politika e saj aktuale nuk e lejon idenë e shkëmbimit

Juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, tha që SHBA dhe diplomacia evropiane nuk e përjashton këtë shkëmbim të territorit, mirëpo Kosova dhe politika e saj nuk e lejon këtë ide.

Image
Blerim Burjani

“Asgjë nuk përjashtohet nga diplomacia evropiane dhe e SHBA e dëshirojnë një kompromis, ky kompromis mund të mos jetë i favorshëm për Kosovën, në anën tjetër Kosova dhe politika e saj aktuale nuk e lejon idenë e shkëmbimit”, u shpreh, Burjani.

Më tej, juristi thotë që koalicioni i cili po vjen e ka problem Thaçin dhe se ai duhet të largohet nga skena e presidentit sepse është tepruar prezenca e tij.

“Ky koalicion politik që po vjen, përderisa Thaçin ka ide ta largojnë nga procesi i dialogut, pra ka probleme të kësaj natyre ose të largojnë Thaçin, fare nga skena e presidentit. Edhe pse nuk i kanë votat për të larguar atë i cili e ka tepruar më shumë gjëra dhe me jo tranpsarencë me cirk të veçantë në këtë post. Është tepruar prania e tij në politik po sikur komplet e PAN , askush nuk iu beson keqbërësve të buxhetit të shteti dhe këtyre që dëmtuan ashpër shtetin juridik”, përfundoi, Burjani.

Voca: Borell nuk do ta përfaqësoj më politikën e jashtme spanjolle por atë të BE-së

Njohësi i Integrimeve Evropiane, Mirsad Voca, ka thënë për “Bota sot”, tha që qasja do të jetë e njëjtë sikur e Mogherinit ashtu edhe Borell. Por pala shqiptare duhet të jetë më vigjilente.

Image
Mirsad Voca

“Shefi i ri për Politikë të jashtme të BE-së Josep Borell, nuk mund të ketë ndonjë qasje më ndryshe nga ajo e Zonjës Mogherini. Si do që të jetë, pala shqiptare duhet të jetë vigjilente sa i përket faktit se J. Borell vjen nga Spanja, vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës më shumë për arsye subjektive sesa objektive. Megjithatë, J. Borell, në deklaratën e tij të fundit, u zotua se nuk do ta përfaqësoj më politikën e jashtme spanjolle por atë të BE-së”, tha Voca.

Më tej, Voca, tha që iniciativa për ndryshim kufijsh nuk ka burimin nga Bashkësia ndërkombëtare por nga Ballkani perëndimor.

“Për më tepër, BE dhe përfaqësuesit e saj nuk ndërtojnë agjendë të bisedimeve, por vetëm i ndërmjetësojnë ato. Mbi të gjitha, Iniciativa për ndryshim kufijsh nuk e ka burimin nga Bashkësia ndërkombëtare, por nga disa akterë rajonal të Ballkanit perëndimor”, u shpreh, Voca.

Voca, në fund tha se që nga vizita e parë Borell duhet të mos lejojë të jetë temë shkëmbimi i territoreve pasi që një ide e tillë nuk mund të sjellë stabilitet në rajon.

“Në fund, përgjatë vizitës së tij të parë që J. Borell, do e bëjë në Kosovë duhet t`i bëhet me dije qartë nga pala shqiptare se nuk do të lejohen bisedime për shkëmbime territoresh duke u bazuar në idenë se një gjë e tillë nuk besohet se mund t’i sjellë stabilitet rajonit por përkundrazi mund të shndërrohet në një precedent të pakthyeshëm për të krijuar një efekt domino të paparashikueshëm”, përfundoi, Voca.

Duhanaj: Borell, mund të krijojë ide rreth zgjidhjes së çështjes Kosovë-Serbi

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, tha që çdo përfaqësues i Kosovës dhe Serbisë, duhet të kërkoj një zgjidhje pasi që Mogherini u la hapësirë dy palëve të konfliktit të lansojnë agjendë të tillë.

Image
Leon Duhanaj

“Si përfaqësues i diplomacisë evropiane nuk ka edhe shumë hapësirë për agjenda personale. Çështja se si Mogerini, arriti të lansoj një agjendë të tillë, ishte se kjo agjendë në fakt u iniciua nga vetë palët në konflikt, përkatësisht përfaqësuesi i Kosovës dhe Serbisë. Çdo përfaqësues i institucioneve ndërkombëtare në ketë rast edhe Josep Borell, mund të krijojë ide rreth zgjidhjes së çështjes pasi që në një rast të suksesshëm, suksesi do t'i atribuohej atij si përfaqësues ndërmjetësues”.

Më tej, Duhanaj, u shpreh që ndërmjetësuesi kërkon zgjidhje të pranueshme kështu që nga Kosova po kërkohet një përfaqësim i denjë dhe unitet kombëtarë.

“Natyrisht se çdo politikan, synon të lë emër suksesi pas tij dhe, për ta arritur ketë, nuk është e thënë që nuk lëvizim edhe aq nga parimet apo drejtësia absolute. Ndërmjetësuesi, kërkon zgjidhje të pranueshme dhe, nëse njëra palë apo tjetra dëmtohet, nuk i bëhet vonë atij. Në ketë kontekst, e gjithë ajo çfarë kërkohet nga Kosova, është përfaqësimi i denjë dhe uniteti kombëtarë. Nëse ne vazhdojmë prezantimin ndërkombëtarë ashtu siç e patëm viteve të fundit, vështirë që do të dalim me ndonjë rezultat pozitiv”, përfundoi, Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat