Bulliqi numëron shumë faktorë që duhet përmirësuar rreth rezultatit të PISA-s

Politika

Bulliqi numëron shumë faktorë që duhet përmirësuar rreth rezultatit të PISA-s

Nga: D. B. Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 15:32
Shpejtim Bulliqi

Gjendja në sistemin arsimor është e ditur që nuk është e mirë, dhe këtë fatkeqësisht për herën e dytë po e tregon edhe raporti PISA-së.

Kështu ka vlerësuar profesor Shpejtim Bulliqi nga VV, i cili i ka fituar votat për deputet në këtë subjekt politik.

Ai ka thënë për “ Bota sot” se pas publikimit të rezultateve të testimeve në PISA, duhet të jemi real, se nuk është se kemi pritur ndonjë mrekulli.

“Për të përmirësuar rezultatin, nënkupton një punë e madhe në të gjitha nivelet, madje që nga parashkollorët. Por që duhet të ketë hapa konkret në të gjitha nivelet dhe atë në fusha multi dimensionale. Krejt në ketë kanë ndikuar një serë faktorësh te cilët i përkasin përgjegjësisë lokale dhe nacionale, pavarësisht faktit që disa tani mundohen që ketë përgjegjësi ti bartin vetëm të mësimdhënësit. Unë dua ti përmend disa nga këta faktor 1. Eksperimentet e pa ndërprera ne sistemin arsimor që nga pas lufta e deri me sot. 2. Futja ne sistemin e Bolonjes të pa përgatitur tërësisht. 3. Eksperimentet me Korrikulën dhe ndërrimet e shpeshta te saj. 4. Mos trajnimi i mësimdhënësve dhe menaxherëve te shkollave për te arritur qe ti përballojnë me sukses dhe ti zbatojnë si duhet ne shkolla kompetencat korrikulare. 5. Mungesa ne shkollat tona te mjeteve te konkretizimit dhe atyre eksperimentale dhe ne mungesë te tyre fokusimi i mësimdhënësve dhe nxënësve tanë vetëm në mësimin teorik. 6. Eksperimentet në Fakultetin e Edukimit si dhe krijimi i një monopoli brenda ti, si i vetmi institucion i cili përgatit mësimdhënësit e ardhshëm përkundër faktit të mungesës se kuadrove profesionale kompetent. 7. Në mungese të këtyre kuadrove ketë institucion e kane kthyer në bastion të njerëzve të cilët mbarojnë postet politike qeveritare dhe marrin titujt e mësimdhënësve në ketë institucion. 8. Punësimet politike të mësimdhënësve varësisht nga qeverisjet partiake lokale nëpër shkollat tona anekënd Kosovës pavarësisht kompetencave dhe aftësive të tyre profesionale madje një pjese e tyre edhe jashtë rregullave ligjore ne fuqi me kuadro arsimore nga kolegjet private. 9. Zgjedhja e menaxherëve në shkolla në baza partiake dhe në bazë të kompetencave që ato kuadro kanë. 10. Udhëheqja e deritanishme e MASHT-it nga kuadro që pak i kane kushtuar rendësi arsimit, ose edhe shpesh kane marre vendim ne dem te sistemit arsimor për qëllime personale ose klienteliste. 11. Zgjedhja e teksteve ne mënyre klandestine dhe klientelist te dobëtat për te mundur qe nxënësit te komunikojnë kënaqeshim me to duke favorizuar individ apo edhe shtëpi botuese. 12. Zgjedhja e recensentëve për vlerësim te atyre teksteve ne lidhje te ngushta me autoret fitues ose te tillë qe ndajnë interesa te përbashkëta, e autoret e atyre teksteve”, ka thënë profesor Shpejtim Bulliqi.

Ai më tej ka shtuar se për te realizuar një arsim cilësor në të ardhmen qeveria e vendit duhet adresuar të gjithë këta faktor të përmendur me sipër në mënyre të ngutshme.

“Thënë shkurt  jo vetëm këta faktorë që i lart ceka duhet realizuar që të kemi një Arsim të cilësuar, por edhe shume faktorë tjerë, sepse ekzistojnë edhe një mori faktorësh tjerë qe vetëm një udhëheqje kompetente dhe profesionale mundet ta arrij”, ka thënë profesor Shpejtim Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat