A po e pengon marrëveshjen e madhe mes VV-së dhe LDK-së, partia e Kadri Veselit? Kadriaj zbulon detaje të rëndësishme

Politika

A po e pengon marrëveshjen e madhe mes VV-së dhe LDK-së, partia e Kadri Veselit? Kadriaj zbulon detaje të rëndësishme

Nga: N.H Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 21:58
Vjosa Osmani, Kadri Veseli dhe Albin Kurti

Dilema e koalicionit VV-LDK kanë krijuar një “ngërç”. Dy subjektet më të mëdha në vend, edhe me tej nuk po arrijnë pajtimin për marrëveshje për bashkëqeverisjeje, ashtu siç kishin premtuar.

Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se është e çuditshme dhe absurde se si Kosova nga shembulli i organizimit të zgjedhjeve, shkoi tek zvarritjet e certifikimit dhe ngërçet politike.

“Është absurditet i llojit të vet rasti i Kosovës që për organizim të zgjedhje është shembull në rajon dhe më gjerë, ndërsa mbas zgjedhjeve e përcjellin zvarritjet e certifikimit dhe ngërçet politike dhe si duket edhe pse erdhën në shprehje partitë opozitare që e kanë kundërshtuar qeverisjen e deritanishme dhe duke pretenduar që do kenë dinamik si në krijimin e koalicionit qeverisës poashtu edhe në përformancë të qeverisjes. Rrjedhimisht nga dy subjektet VV dhe LDK janë zotuar që në momentin e certifikimit të zgjedhjeve do të formohet qeveria dhe me plotë gojën janë deklaruar për harmonizim të programeve”, ka thënë Kadriaj.

Ai kujton Kurtin dhe Osmanin se si gjatë fushtës zgjedhore kishin premtuar se pozita e presidentit nuk do të jetë pjesë e bisedimeve dhe e ndarjes së posteve.

Image
Mustafë Kadriaj

“Por, me t’u certifikuar zgjedhjet, si duket premtimi për mirëqeverisje dhe mirëkuptim në mes të subjekteve si LDK dhe VV ndryshoi kursi duke iu rritur apetitet për pjesëmarrje sa më të madhe në qeverisje, dhe si mollë sherri u shfaq posti i presidentit që vlen t’i kujtohet opinionit që të dy kandidatët për kryeministër si Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë deklaruar që pozita e presidentit nuk do të jetë pjesë e bisedimeve dhe e ndarjes së posteve, por për një president që do ketë bekimin e votës e sovranit dhe si duket u harruan premtimet dhe iu kthyen praktikes së pazarit gjatë bisedimeve për koalicion. Dhe si rezultat i kësaj, përveç prolongimit të krijimit të institucioneve njëherit është zbehë entuziazmi dhe pritja e madhe për një qeverisje ndryshe njëheri dëshmuan që pamarre parasysh premtimeve janë thjesht parti të rëndomta që se pari shohin pushtetin para qeverisjes”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka deklaruar se edhe Kurti nuk u tregua i suksesshëm, pasi sipas tij, lideri i VV-së u tregua i dobët në bisedime për koalicionin.

“Duhet t’i kujtojmë opinionit që dështimi është nga të dy lidershipet si të LDK-së dhe VV-së e them ketë sepse deklarimet e Kurtit që do t’i udhëheq bisedimet Kosovë- Serbi vlerësoi që u tregu i dobët në bisedime për koalicionin. Paramendo përformanca e Kurtit në raport me presidentin e Serbisë, Vuçiq. Njëherit edhe LDK tregoi që apetitet e Osmanit për mandatar për kryeministre e shfrytëzoi vetëm për votë, ndërsa në emër të LDK-së vendos kryetari Isa Mustafa, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu”, ka deklaruar ai.

Në fund, ai nënvizon se absurde gjithashtu është edhe të drejtohet gishti tek partia e Veselit, për gjoja se kjo parti po e prolongon marrëveshjen mes LDK-së dhe VV-së.

“Dhe absurditeti më i madh është që për dështimet e tyre për shkak të apetiteve për poste gjejnë fajtorin pak të PDK-ja, gjoja që PDK po e prolongon marrëveshjen. Përveç që nuk ka asnjë argument, sepse PDK është deklaruar që do jetë parti opozitare njëherit janë shumë qesharak para opinionit e aq meë shumë kur Albin Kurti i bënte presion PAN-it që krijim të institucioneve ketë herë këta të fundit fare nuk po ju intereson vetëm po presin marrëveshjen VV- LDK. Me ketë e dua të theksoj që të dy subjektet si VV dhe LDK, sa për të fituar vota por edhe për t’i mbuluar dështimet e tyre akuzojnë PDK-në nëse ndonjëherë kanë pasur të drejt ketë here vlerësoj që nuk kanë fare të drejt, por duhet të reflektojnë që mos të turpërohen edhe më shumë para elektoratit që i’u ka besuar që për fat jo të mirë çdo ditë po zbehën pritjet”, ka përfunduar Kadriaj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat