Kosova në udhëkryq, marrëveshje ndërmjet LDK-së - VV-së apo qeveri teknike

Politika

Kosova në udhëkryq, marrëveshje ndërmjet LDK-së - VV-së apo qeveri teknike

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 7 dhjetor 2019 Në ora: 18:12
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

“Edhe pse ende herët është të konstatohet se ka ngërç politik dhe institucional e keqja e këtyre partive është se vetëm kur kanë telashe të mëdha dalin në opinion, asgjë nuk dihet çka kanë fol deri më tash as çfarë programi kanë, mendoj se herët ende të konstatohet ndonjë dështim, edhe gjasat gjithmonë ekzistojnë”, ka potencuar Burjani për “Bota sot”

Para se të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit është përfolur për një koalicion të mundshëm ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, edhe pse kanë kaluar pothuajse dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve ende nuk ka marrëveshje ndërmjet këtyre dy partive politike. Madje, kohëve të fundit, raportet ndërmjet këtyre dy partive janë ashpërsuar. Sipas, zyrtarëve të këtyre dy partive, problem del të jetë posti i presidentit të Kosovës. Megjithatë, në mes të këtyre raporteve janë shtuar zërat se vendi edhe mund të shkoj në zgjedhje nëse nuk arrijnë këto dy parti të nënshkruajnë një marrëveshje për koalicion qeverisës.

Po ashtu, ekspertët shprehen optimistë, pasi mendojnë se kjo situatë e zhvilluar deri më tani mund të tejkalohet, por ka nga ta që propozojnë qeveri teknike.

Burjani: Herët ende të konstatohet ndonjë dështim

Analisti politike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se në rast nëse nuk do të ketë marrëveshje ndërmjet LDK-së dhe VV-së, atëherë duhet të vendoset një qeveri kalimtare.

Image
Blerim Burjani

“Po mendojë në rast se nuk ka marrëveshje vendi duhet të ketë njëqeveri kalimtare të përbërë nga ekspert , që duhet të kenë obligime reformues të shtetit, të kryej gjatë kësaj kohe reformën zgjedhore, dhe depolitizojnë shërbimin civil dhe publik, shërbimin diplomatik të përmirësojnë dhe reformojnë arsimin, të reformojnë çështjet sociale me një mandat kohore dy vjet apo të ketë vetëm njëqeveri kalimtare për një vit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Burjani ka deklaruar se ende ështëherët të konstatohet nëse ka ndonjë dështim , por një gjë e tillë nuk mund të anashkalohet.

“Edhe pse ende herët është të konstatohet se ka ngërç politik dhe institucional e keqja e këtyre partive është se vetëm kur kanë telashe të mëdha dalin në opinion, asgjë nuk dihet çka kanë fol deri më tash as çfarë programi kanë...,mendojë se herët ende të konstatohet ndonjë dështim, edhe gjasat gjithmonë ekzistojnë”, ka potencuar Burjani për “Bota sot”

Duhanaj: Edhe VV edhe LDK, kanë agjenda që nuk është e lehtë të sistemohen

Ndërkaq, analisti politik Leon Duhanaj, ka deklaruar se është parim që në rast që bëhen negociata, pa marrë parasysh për çfarë temash, palët duhet t'u përmbahen disa kritereve.

Image
Leon Duhanaj

“Gjërat që bisedohen në tavolinë, mbesin aty. Palët mund të taktizojnë me oferta dhe kërkesa edhe në tavolinë negociatash, edhe përmes mediave, me qëllim rritjen e pazarit.Por, nuk është parimore dhe, as e ndershme, që njëra apo tjetra palë, ta zgjedhë firmën e komunikimit paralel me partnerin negociues, edhe në tavolinë edhe përmes mediave. Për fat të keq, LVV edhe para zgjedhjeve, edhe tani, e përdorë njëfarë metode konvencionale me qëllim të komprometimi të palës tjetër. Nëse ju kujtohet, letra e hapur VV i bëri LDK-së, menjëherë pas takimit mes z. Kurti dhe z. Mustafa, ku u dakorduar që secila palë të shkojë e vetme në zgjedhje. Qëllimi i kësaj letre publike, nuk ishte parimor dhe kishte për qëllim dëmtimin e LDK-së duke e nxjerrë para publikut si prishjen e mundësisë së koalicionit parazgjedhor”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Duhanaj ka përmendur edhe taktikat të tjera të cilat po i përdorin këto parti, por thekson se LDK-ja dhe VV-ja duhet ta dinë se bëhet fjalë për Kosovën dhe është me rëndësi të themelojnë institucionet dhe sa me parë.

“Edhe tani, kemi taktika të tilla, ku palët akuzojnë njëra tjetrën, përderisa paralelisht janë në bisedime zyrtare për koalicion. Edhe VV, edhe LDK, po shihet që kanë agjenda që nuk është e lehtë të sistemohen. Por, duhet ta dinë një gjë. Se këtu bëhet fjalë për Kosovën dhe është me rëndësi të themelojnë institucionet dhe sa me parë”, ka deklaruar Duhanaj për “Bota sot”.

Krasniqi: LDK të propozoje emrat dhe në marrëveshje me LVV të zgjidhet edhe presidenti

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për ashpërsimin e raporteve të ndërmjet LDK-së dhe VV-së.

Sipas, Krasniqit, posti i presidentit del të jetë një çështje e cila nuk mund të tejkalohet, por ka zgjidhje.

Image
Faik Krasniqi

“Ditëve të fundit kemi një ashpërsim të gjuhës mes LVV dhe LDK. Mos pajtimet e tyre kanë të bëjnë me postin e presidentit. Por edhe për ministrinë e punëve të brendshme. Për këtë të fundit ka mundësi që tejkalohet, por jo edhe për postin presidentit. LVV dhe LDK duhet të nënshkruajnë një marrëveshje mes tyre, që nëse një ministër nuk punon sipas programit qeverisës të hartuar nga të dyja partitë, ai/ajo ministër-ministre të shkarkohet. Që do të thotë se asnjë mos të jetë i paprekshëm, sepse qytetaret kanë votuar për ndryshim, dhe jo për interesa tëindividëve të caktuar. Edhe për çështjen e presidentit ka zgjidhje. LDK të propozoje emrat dhe në marrëveshje me LVV të zgjidhet edhe presidenti, në prill të 2021”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

Ai shprehet optimist që LDK-ja dhe VV-ja do t`i tejkalojnë këto mosmarrëveshje, dhe më së largunë janar do kemi Qeverinë e re.

“Unë besoj që do tejkalohen edhe këto mosmarrëveshje dhe më së largu në janar do kemi Qeverinë e re. Por nëse është halli i posteve, më mirë të shkohet në zgjedhje dhe çdo parti dhe individë të marrë atë që e meriton. Sovrani dinë edhe të ndëshkojë!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat