Çështja e presidentit nuk duhet ta prishë koalicionin e shpresës

Politika

Çështja e presidentit nuk duhet ta prishë koalicionin e shpresës

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 8 dhjetor 2019 Në ora: 08:32
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Bisedimet mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës aktualisht kanë ngecur ani pse ishte paralajmëruar se do të ndodhte marrëveshja për bashkëqeverisje.

Deri më tani nuk dihet se kur mund të ndodh takimi i radhës mes dy partive që kishin paralajmëruar edhe marrëveshjen përfundimtare, ani pse dy palët janë deklaruar se takime do të këtë.

Posti i presidentit mbetet çështja kryesore në të cilën palët nuk janë pajtuar dhe tani për tani nuk dihet se do të kemi apo jo marrëveshje mës VV-së dhe LDK-së.

Haxhiu: Presidenti nuk duhet të diskutohet

Deputetja nga Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka fol për “Bota Sot” dhe ka thënë se çështja e presidentit nuk duhet të diskutohet dhe ajo i ka parë të padrejta kushtëzimet për postin e presidentit nga ana e LDK-së

Image
Albulena Haxhiu

“Sa i përket Vetëvendosjes, ne kemi shprehur vullnetin dhe angazhimin tonë maksimal për koalicion me LDK-në. Gjatë harmonizimit të programit, kemi pasur takime shumë konstruktive. Tani sa i përket përgjegjësive qeverisëse ne kemi gjetur pajtim, por për ne janë të padrejta kushtëzimet për postin e presidentit” ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se negociatat nuk kane përfunduar dhe se pritet të ketë takime se shpejti.

“Po takime do të këtë se shpejti” ka thënë deputetja Albulena Haxhiu.

Mos arritja e marrëveshjes përfundimtare në mes dy partive fituese, Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka sjell jo pak reagime për mundësinë që njëra nga partitë duhet të lëshojë pe kur është në interes shtet ndërtimi.

Abdullahu: VV dhe LDK duhet të arrijnë marrëveshje sa me shpejtë

Akuza ndaj dy partive që pritet të formojnë qeverinë ka hedhur analisti politik Faton Abdullahu, i cili ka shpjeguar se Grykësia për pushtet dhe mungesa e vetëdijes shtet ndërtuese është ajo që nuk i lejon partitë që kanë dalë fituese nga zgjedhjet e fundit që të lëshojnë pe.

“Grykësia për pushtet dhe mungesa e vetëdijes shtet ndërtuese është ajo që nuk i lejon partitë që kanë dalë fituese nga zgjedhjet e fundit që të lëshojnë pe. Edhe në kohën kur jemi para sfidave të mëdha sikundër është përballja me Serbinë me dialog, edhe në kohën kur qytetarët e Kosovës sidomos të rinjtë po e lëshojnë vendin, këto dy forca me asgjë nuk po lënë përshtypje se në themelet e bisedave të tyre për konstituimin e qeverisë kanë interesat e Kosovës dhe qytetarit”, ka thënë Abdullahu në një prononcim për “Bota Sot”.

Image
Faton Abdullahu

VV dhe LDK duhet të arrijnë marrëveshje sa me shpejtë sepse siç shihet Serbia me nguti po punon dhe po ka sukses me diplomacinë e saj agresive kundër Kosovës.

“Atyre nuk po ju ngutet në kohën kur Serbia me nguti po punon dhe po ka sukses me diplomacinë e saj agresive kundër nesh.

Atyre nuk po ju ngutet edhe kur kualiteti i jetës së qytetarëve të Kosovës ka rënë për tokë, edhe kur kualiteti i arsimit sikundër e dëshmoj prap rezultati i PISA-s, është alarmant. Zhgënjim për të gjithë, sidomos zhgënjim i madh për ata që mendojnë se ndryshimi i madh po vjen”, është shprehur analisti Faton Abdullahu.

Krasniqi: Nëse LDK e do edhe postin e presidentit, atëherë s'duhet të kërkojë shumë nga ekzekutivi

Analisti politik Faik Krasniqi, ka thënë për “Bota Sot” se sovrani nuk votoi që partitë të bëjnë gara për poste, por votoi që PAN-i të largohet nga pushteti. LVV dhe LDK duhet të sillen si partnere të sinqertë më njeri-tjetrin. Asnjëra e as tjetra nuk duhet ta teprojë më kushte ndaj njera-tjetres. LVV është fituese e zgjedhjeve, dhe normal që posti i kryeministrit i takon asaj. Kurse kryeparlamentari LDK-së. Ministritë duhet të ndahen në proporcional, sipas numrit të deputeteve.

Image
Faik Krasniqi

“Për çështjen e presidentit është lehte të zgjidhet dhe nuk guxon ta mbajë peng formimin e qeverisë. Nëse LDK e do edhe postin e presidentit, atëherë s'duhet të kërkojë shumë nga ekzekutivi. Duke lenë anash interesat personale, shteti është mbi të gjitha, dhe postet nuk duhet të jenë pengesë për një koalicion qeverisës mes LVV dhe LDK-së. Edhe populli duhet ta kuptojë se çfarë po kërkon njëra parti, dhe çfarë po jep partia tjetër, në mënyrë që ta dimë të vërtetën se cila po e pengon arritjen e një koalicioni”, është shprehur ai.

Duhanaj: President koncensual

E njohësi i çështjeve politike Leon Duhanaj, ka thëne për “Bota Sot” se presidenti i ardhshëm i vendit duhet të jetë figurë koncensuale.

Image
Leon Duhanaj

“E mira e së mirës, kishte me qenë që Presidenti i vendit, të ishte figurë koncensuale, e cila kishte me qenë e pranueshme për gjithë spektrin politik, njëherësh kishte me qenë edhe për qytetarët e vendit si figurë unifikuese kombëtare. Rol që i takon edhe me ligj dhe Kushtetutë. Por, si çdo gjë tjetër, subjektet politike, preferojnë ta vënë në pazare politike, me ç ‘rast kemi në shumicën e rasteve President që nuk e përfaqësojnë as shumicën e thjeshtë qytetare” ka thënë Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat