Bytyçi: Shqipëria në rrezik nga diçka më e rëndë se tërmeti

Politika

Bytyçi: Shqipëria në rrezik nga diçka më e rëndë se tërmeti

Nga: V.R Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 10:16
Shqipëria

Publicisti dhe njohësi i çështjeve politike, Enver Bytyci, në një postim publik, ka thënë se tërmeti që ndodhi në Shqipëri, ndodh një herë, ndërkaq mafia sipas tij, është tërmet i përditshëm.

Ai, këtë deklaratë e vazhdoj duke thënë se katastrofa e drogës, trafiqeve, kriminalitetit dhe politikës të lidhur me to, ka shkaktuar më shumë viktima se që shkaktoi tërmeti.

Postimi plotë:

Tërmeti ndodh një herë, mafia është tërmet i përditshëm

Në vend që të mblidhen për donacione për përballimin e pasojave të tërmetit katastrofal të 26 nëntorit, shtatë vende të BE-së plus Australia mblidhen në Bruksel për të diskutuar se si Europa duhet të përballojë aktivitetin e mafies shqiptare në kontinentin e vjetër. Duket kjo si një vërejtje e kritikë për ato tetë vende, përkatësisht Italia, Franca, Hollanda, Britania e Madhe, Gjermania, Spanja, Suedia, Norvegjia dhe madje Australia, por në fakt burimi i kësaj katastrofe më të frikshme se tërmeti është Shqipëria e Rilindjes.

Katastrofa e drogës, trafiqeve, kriminalitetit, politikës së lidhur me to, ka shkaktuar deri më tash më shumë viktima sesa tërmeti i 26 nëntorit. Sipas rilindasve ata "I kanë ngrënë kokën e njëri-tjetrit". Por në fakt po hanë kokat e të gjithë shqiptarëve, të cilët po bëhen kurban i mbijetesës në pushtet të rilindasve.

Mafia në pushtet sponsorizon aq shumë propagandë dhe skenarë "humaniteti" sa askush tjetër, përfshirë regjimet totalitare komuniste ose fashiste të tipit Gebels. Ndaj Europa është shumë e shqetësuar. Ndaj dhe Brukseli dhe vendet europiane nuk e kanë mendjen te riparimi pasojave të tërmetit, por se si duhet të parandalojnë veprimtarinë kriminale mafioze të lidhur ngushtë me qeverisjen e rilindjes.

Tërmeti ndodh një herë në 40-50 vite, mafia ua pi gjakun shqiptarëve çdo ditë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat