Anton Quni: LDK e ka vullnetin dhe guximin që të merret me secilën temë që rëndon mbi qytetarët e vendit

Politika

Anton Quni: LDK e ka vullnetin dhe guximin që të merret me secilën temë që rëndon mbi qytetarët e vendit

Nga: K.M Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 14:13
Anton Quni

Pikërisht për fyerjen e listës së veteranëve, për “Bota sot” ka folur deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni i cili edhe vjen me petkun e ushtarakut, e që ka deklaruar se njëra ndër çështjet shumë të rëndësishme e që presin zgjidhje nga ana e qeverisë së ardhshme me urgjencë është edhe ajo e listës së veteranëve, por ka thënë se LDK në qeverisje do të respektoj pushtetet e ndara si dhe pavarësinë ligjore, duke krijuar kushte që ato të punojnë pa ndërhyrje e presione nga jashtë.

“Çështja e veteranëve tashmë është në duar të drejtësisë. LDK në qeverisje do të respektojë pushtetet e ndara dhe pavarësinë e ligjit duke krijuar kushte që ata të punojnë pa ndërhyrje e presione nga jashtë. Neve nuk na ka munguar guximi e as vullneti që tu qasemi një nga një të gjitha problemeve që presin të zgjidhen, përfshirë këtu edhe çështjen e veteranëve të UÇK-së”, ka thënë deputeti Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat