Krasniqi: LDK të propozoje emrat dhe në marrëveshje me LVV të zgjidhet edhe presidenti

Politika

Krasniqi: LDK të propozoje emrat dhe në marrëveshje me LVV të zgjidhet edhe presidenti

Nga: A.M. Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 17:11
VV, LDK

Njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për ashpërsimin e raporteve të ndërmjet LDK-së dhe VV-së.

Sipas, Krasniqit, posti i presidentit del të jetë një çështje e cila nuk mund të tejkalohet, por ka zgjidhje.

 “Ditëve të fundit kemi një ashpërsim të gjuhës mes LVV dhe LDK. Mos pajtimet e tyre kanë të bëjnë me postin e presidentit. Por edhe për ministrinë e punëve të brendshme. Për këtë të fundit ka mundësi që tejkalohet, por jo edhe për postin presidentit. LVV dhe LDK duhet të nënshkruajnë një marrëveshje mes tyre, që nëse një ministër nuk punon sipas programit qeverisës të hartuar nga të dyja partitë, ai/ajo ministër-ministre të shkarkohet. Që do të thotë se asnjë mos të jetë i paprekshëm, sepse qytetaret kanë votuar për ndryshim, dhe jo për interesa tëindividëve të caktuar. Edhe për çështjen e presidentit ka zgjidhje. LDK të propozoje emrat dhe në marrëveshje me LVV të zgjidhet edhe presidenti, në prill të 2021”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

Image
Faik Krasniqi

Ai shprehet optimist që LDK-ja dhe VV-ja do t`i tejkalojnë këto mosmarrëveshje, dhe më së largunë janar do kemi Qeverinë e re.

“Unë besoj që do tejkalohen edhe këto mosmarrëveshje dhe më së largu në janar do kemi Qeverinë e re. Por nëse është halli i posteve, më mirë të shkohet në zgjedhje dhe çdo parti dhe individë të marrë atë që e meriton. Sovrani dinë edhe të ndëshkojë!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat