PDK s’ka fytyrë të kritikojë të tjerët, deri dje bënin selfie me Daçiqin

Politika

PDK s’ka fytyrë të kritikojë të tjerët, deri dje bënin selfie me Daçiqin

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 8 dhjetor 2019 Në ora: 22:05
Petrit Selimi dhe Ivica Daçiq

Një fjalë popullore thotë “I keshti të kesh”. Pikërisht kjo edhe më nxiti të shkruaj pak për të shërbyer edhe në të ardhmen si shkak për të injoruar ata që deri dje ishin në pushtet. Ky shkrim vjen si pasojë e propagandës së eksponentëve të PDK-së ndaj një takimi formal në Tiranë. Në një tryezë të rrumbullakët për bashkëpunimin rajonal, të organizuar në Tiranë (7-9 dhjetor), e në margjina të saj, përfaqësues të LVV-së, LDK-së dhe AAK-së shihen ulur në një tavolinë me se Marko Gjuriq. Kjo mjaftoi që të nisin sulmet djallëzore nga njerëz të PDK-së. Duhet kujtuar se ne këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues nga rajoni, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Serbia.

Natyrisht në një konferencë të tillë duhet ulur ulë në tavolinë me të gjithë. Kosova s`ka nevojë të ikë nga nisma të tilla , s`ka asnjë arsye të ikim nga takime të tilla. Jo që duhet rri me kokë ulur është Serbia për krimet e saja. Kosova me pjesëmarrjen e saj eklispon propagandën serbe ndaj Kosovës si vend jo stabil, vend i prodhimit të terrorizimit etj. Nismat dhe konferencat të tilla janë vendet ku Kosova gjithnjë duket të cek se është shtet i pavarur dhe meriton të thotë fjalën e saj, e kundërta është pikërisht ajo që Serbia insiston. Duke harruar se janë pikërisht ata që i falën Malit të Zi 8200 hektarë tokë, biseduan me Vuçiqin për ndarje të Kosovës zyrtarët e PDK-së pa fijen e marrës flluan të kritikonin përfaqësuesit nga VV, LDK dhe AAK për takim me Gjuriqin. Ndër reagimet më idioteske është nga anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci e ka quajtur gënjeshtar Xhelal Sveçlën e Vetëvendosjes.

Kjo për shkak se Sveçla u pa në një tavolinë bashkë me drejtorin e të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq. Koci ka shkruar në Facebook se të gjithë atyre që kanë punuar nëpër institucione iu ka rënë të jenë nëpër takime bashkë me përfaqësues serbë, por kanë qenë të kujdesshëm që të mos ulen në një tavolinë me ta. Mbase Koci ka harruar se përfaqësuesi i PDK-së në kohën sa ishte zv. shefi i diplomacisë, Petrit Selimi, jo vetëm qe ishte takuar me serbët, por edhe ka publikuar një fotografi nga takimi i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Ai në selfie paraqitet me të birin dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë në atë kohë, Ivica Daçiqin. Por, vetë zëvendësministri thotë se kjo fotografi nuk ishte diçka e jashtëzakonshme për të, por për mediet. Dikur zyrtarët nga PDK nga takimet e tilla i bënin edhe kumbarë përfaqësuesit serb, tani mundohen të gjejnë qime në vezë. Dikur Petrit Selimi e arsyetonte selfien me Daçiqin se kjo ishte në kuadër të ”një konferencë ku ishim edhe 7-8 ministra tjerë edhe 7-8 selfie të tjera kjo u zgjodh nga mediet”. Ky arsyetim sa qesharak aq edhe naiv tregon nivelin e përfaqësimit të Kosovës në konferenca të tilla. Pse dikur Petrit selimi paska pasur të drejtë të fotografohet vetëm me Daçiqin dhe sot përfaqësues nga partitë tjera nuk paskan të drejtë as të ulen në një takim me përfaqësues serbë. Për më tepër dikur Petrit Selimi ishte në cilësinë e zv. ministrit të jashtëm, kurse në takimin në fjalë në Tiranë ishin përfaqësues nga partitë. Tentativa për te lozur me dy standarde nuk është diçka e re për PDK, kjo parti gjithnjë ka qenë me shumë fytyra sipas momentit dhe interesit të tyre.

Tanimë që PDK e sheh vetën në opozitë, duhet të kujtohet se është në opozitë jo se ka qeverisur mirë, pikërisht për shkak se ka zhvatur këtë vend, si dhe ka tentuar të bëjë pazare me tokën e Kosovës qytetarët e ndëshkuan. Prandaj, në vend se të merret me të tjerët është mirë të fillojë të ndryshoj veten. Kjo parti ka humbur kredibilitetin për të kritikuar dike, për më tepër që mëkatet e tyre ende janë të freskëta mbi kurrizin e qytetarëvë dhe Kosovës. besoj se edhe në të ardhmen do të kemi sulme të tilla idioteske ndaj atyre që pritet të vijnë në pushtet, pa peshën e vërtetë që duhet të ketë një opozitë reale. PDK s`ka lënë vend as për të qenë në opozitë, kjo parti ka aq shumë mëkate mbi veten sa vështirë një ditë të fitojë të drejtën për të kritikuar të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat