Lëkunden raportet Serbi-Rusi, eksperti i sigurisë zbulon detaje të pathëna rreth vrasjes së Oliver Ivanoviçit - Vuçiq në ‘shok’

Politika

Lëkunden raportet Serbi-Rusi, eksperti i sigurisë zbulon detaje të pathëna rreth vrasjes së Oliver Ivanoviçit - Vuçiq në ‘shok’

Nga: N.H Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 22:35
Aleksandër Vuçiq dhe Oliver Ivanoviq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ditë më parë ka urdhëruar Agjensinë e Sigurisë Kombëtare për të hetuar një spiunazh të mundshëm nga spiunët rus.

Urdhri i kreut të Serbisë vije pas dyshimeve se spiunët rusë po rekrutojnë agjentët serbë duke dhënë informacione shtetërore.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se ky urdhër për hetim po vije për shkak të ftohjes së raporteve në mes të Vuçiqit dhe drejtorit aktual të BIA-së Bratislav Gashiq.

Image
Drizan Shala

“Nëse marrim parasysh faktin që vet shteti serb ka lejuar që të ndërtohet një qendër “spiunazhi” në serbi nga ruset ky “hetim” ka të bëjë më shumë me ftohjen e raporteve në mes të Vuçiqit dhe drejtorit aktual të BIA-së, Bratislav Gashiq, sepse më datën 23.10.2019, presidenti i Serbisë vizitoi Drejtorin e BIA-së në një ceremoni jubilare të organizuar nga BIA në një moment ju drejtohet të pranishmit me një ironi pasi bije një zile e telefonit, “Më shumë ka disiplinë në kabinetin tim se në BIA”’, ka zbuluar Shala.

Shala konsideron tashmë për shkak të këtyre zhvillimeve, agjentët e BIA-s kanë filluar t’i shesin informacionet e tyre GRU-it rusë.

“A ishte ky një paralajmërim që agjentët e BIA-s kanë filluar t’i shesin informacionet e tyre GRU-it Rusë (Drejtoria Kryesore e Inteligjencës). Sepse është një karakteristik që këto filmime i ka zhvilluar vet BIA, pra a do kemi drejtor të ri i cili mund të zëvendësoj Bratislav Gashiqin dhe cili mund të jetë drejtori i ri i cili pritet ta zëvendësoj në fillim vit. Vuçiqi nuk dëshiron që të hyjë në zgjedhje të reja 2020 më ketë strukturë të BIA-se të udhëhequr nga Bratislav Gashiq.”, ka shtuar ai.

Ndër tjerash, eksperti i sigurisë thekson se një arsye tjetër që lidhet me urdhrin e Vuçiqit ka të bëjë edhe për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, e cila e ka dëmtuar shumë Vuçiqin në raport me serbët e Kosovës.

“Arsyeja tjetër është edhe që shumë informacione të procesit të bisedimeve kanë rrjedh nga zyra e Gashiq në drejtim të Vuk Jeremiçit, apo skandali tjetër i vrasjes së Oliver Ivanoviqit, e cila e ka dëmtuar shumë Vuçiqin në raport me serbët e Kosovës. Pra hetimi për spiunazh është më shumë hetim për ndryshim të strukturës udhëheqëse të BIA-s për të zëvendësuar”, ka përfunduar eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat