Veseli nesër në Hagë, dëshmitari i Speciales tregon pse u shty intervistimi i tij dhe zbulon se sa do të zgjasë procedura e Veselit

Politika

Veseli nesër në Hagë, dëshmitari i Speciales tregon pse u shty intervistimi i tij dhe zbulon se sa do të zgjasë procedura e Veselit

Nga: D.RR Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 10:45
Kadri Veseli

Ish kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli, nesër do të jetë në Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Spceiale.

Veselit iu shty termini për në Hagë, pas fillimisht ftesa i kishte ardhur për në datën 4 dhjetor, e më pas iu shty për 10 dhjetor.

Dëshmitari i Speciales, Naim Miftari, thotë se kjo ka ndodh për çështje të administratës publike, ndërsa thekson se intervistimi i Veselit do të zgjasë tre ditë.

Image
Naim Miftari

“Mundet me qenë se prokurori apo ndonjë hetues e ka pas pushim atë ditë, besoj se është çështje e administratës. 3 ditë do ta pyesin standard”, ka thënë Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat