Profesor Mehazi: Ja çka tregoi raporti i PISA-s për Kosovën

Politika

Profesor Mehazi: Ja çka tregoi raporti i PISA-s për Kosovën

Nga: D.B Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 12:03
ilustrim

Testi i tejet i dobët i PISA-s ditë më parë tregoi pasqyrën e vërtetë e katastrofike të arsimit në Kosovë, duke na bërë të qartë të githëve se sa të paaftë, e sa të papërgjegjshëm e jo profesionalë janë mësimdhënësit së bashku me departamentin e Ministrisë së Arsimit.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politik profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kështu ndodh kur politika ndrydh e shtrydh, atë më të shenjtën arsimin.

“Raporti i PISA-s tregon qartë se ish-qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Arsimit kanë krijuar arsimtarë të politizuar e kurrsesi të edukuar e të arsimuar, ka krijuar mësimdhënës partiakë të analfabetizuar të varur nga partitë e jo nga puna dhe përgjegjësia e tyre arsimore. Ky rezultat i dobët i jep detyrë shumë të rëndë qeverisë së re të Albin Kurtit për të ndryshuar e transformuar rrënjësisht arsimin”, ka thënë njohësi i çeshiteve politike profesor Sulejman Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

Ai konsideron se Qeveria e re me urgjencë e sa më shpejt duhet marrë masa preventive, për këtë të keqe arsimore, sepse sa më shpejtë aq më mirë.

“Mendoj se vetëm me arsim e kulturë të shëndoshë popullata do bëhet e pavarur dhe e lirë. Qeveria e re ekuivalenten e pa kulturuar e të pa arsimuar duhet ta rikthejë në ekuivalentë të vetëdijes e dijes së rinisë kosovare. Qeveritë e mëparshme kanë krijuar jo analfabetë që nuk dinë të lexojnë, por analfabetë që nuk mund të lexojnë e shkruajnë. Qeveria e re së bashku me Ministrinë e Arsimit është e detyruar ta lumturonte popullatën shqiptare të Kosovës me arsim, dituri dhe edukatë e jo me pasuri që fitohet e humbet nga analfabetët politik të arsimit”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat