Hulumtim në Serbi: Sa për qind të votave do t’i fitonte Vuçiq po të mbaheshin zgjedhjet

Politika

Hulumtim në Serbi: Sa për qind të votave do t’i fitonte Vuçiq po të mbaheshin zgjedhjet

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 13:39
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk iu përton zgjedhjeve të reja.

Ka arsye të madhe për këtë disponim.

Sipas hulumtimit të opinionit publik që është realizuar nga agjencia “Faktor plus”, nëse zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbaheshin sot, partia e presidentit Aleksandar Vuçiq – Srpska Napredna Stranka (Partia Përparimtare Serbe) – do t’i fitonte 53% të votave, njofton Klan Kosova.

Pragun zgjedhor do ta kalonin edhe:

Savez za Srbiju (Lidhja për Serbinë): 10.1%,

Socijalistička Partija Srbije – SPS (Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiqit): 9.8%,

Pokret Slobodnih Građana – PSG (Lëvizja e Qytetarëve të Lirë): 6.5%.

Ndërsa partitë të cilat duhet t’i planifikojnë koalicionet për të hyrë në Kuvend janë:

Srpski Patriotski Savez (Lidhja Patriotike Serbe e ish-vaterpolistit Aleksandar Šapić): 4.1%

Partija Ujedinjenih Penzionera (Partia e Pensionistëve të Bashkuar): 3.6%

Srpska Radikalna Stranka – SRS (Partia Radikale Serbe e Vojislav Sheshelit): 3.2%.

Në zgjedhje do të dilnin 45% e qytetarëve, 35% nuk do të dilnin, kurse 20% janë të papërcaktuar.

Të pyetur nëse iu besojnë artikujve medialë për aferat e politikanëve, 40% janë shprehur se “nuk iu besojnë”, 30% “iu besojnë”, 21% iu “besojnë në raste të rralla”, ndërkaq 9% nuk janë përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat