Frika nga Kurti e Osmani

Politika

Frika nga Kurti e Osmani

Nga: D.B Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 15:10
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Shumica e shqiptarëve, iu gëzuan rezultateve të këtyre zgjedhjeve, madje ju gëzuan se ndodhen pas shumë kohe ndryshimet shumë të pritura, që Kosova të udhëheqtë shumë më ndryshe, sigurisht më mirë se deri me tash. Vendi u ngulfate në të gjitha fushat e jetës, kur kemi pritur që do të na ndodhin gjëra pozitive pas okupimit të gjatë nga Serbia.

Analisti politik Skender Mulliqi ka thënë për “Bota sot” se për të ardhur vota e sovranit edhe më ne vend , ka qenë shumë e nevojshme të kemi një subjekt të ri politike me njerëz krejt të ri të pa komprometuar dhe të përgatitur për profesionin e politikës.

“Dihet së në shume vende të botës, aty ku ka pasur luftë, pas saj vendin e kanë udhëhequr njerëzit adekuat, kurse luftëtaret duke e kryer misionin e tyre madhor kanë shkuar në profesionin e tyre, ose janë pensionuar me benifite për merita. Na ndodhi, që në politikë bërje të inkuadrohen njerëzit e pa përgatitur që të bëjmë shtet ligjor dhe funksional, shtet ku të gjithë do të jenë të barabarte. Kategoria e njerëzve të politikës e cila e mori timonin e shtetit për 20 vite, punuan keq sa jo vetëm që na befasuan neve, por i befasuan edhe miqtë tanë në botë, të cilët na ndihmuan që sot jemi të lirë në tokën tonë. Erdhën në pushtet, forcat të cilat u treguan lakmitare për pushtet absolut. Erdhën ata që Kosovën e shndërruan në plaçkë. U pasuruan në mënyrë të paligjshme, shkurt bënë shtet për vete, familjet e tyre, ilakat dhe militantët partiakë”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Image
Skënder Mulliqi

Sipas tij, tash kur ndodhi ndryshimi pozitiv i pritur më votën e sovranit, prap forcat retrograde janë duke na vu në sprovë të madhe.

“Si të shpjegohet gjithë kjo zhagitje për formimin e organeve te reja nga LVV-LDK e cila po thuhet që po bëhet për ndarje të posteve, e prapa kësaj fshihet diçka edhe më shumë, dhe jo pa e rrezikshme me duket mua. Duket së Albin Kurti dhe Vjosa Osmani më ardhjen e tyre në pushtet, ju prishin shumë rehatin strukturave të ndryshme të cilat tërthorazi ose direkt janë të lidhura më krimin dhe korrupsionin .Këtyre njerëzve nuk ju shkon përshtati ndryshimi i bere. Lufta për poste , e sidomos lufta speciale për president dhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme, shtron pyetjen:  a mos po luftohet që më këto dy poste të larta shtetërore, mos të lejohen ndryshimet pozitiv, për cka edhe u votua nga shumica”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Ai konsideron se kompetencat që i ka Ministria e Punëve të Brendshme, dhe kjo është frika e tyre.

“Mjaft është bërë më korrupsion, krim, varfëri, papunësi, largime masovike nga Kosova. Ata që firmosen bllanko, shumë marrëveshje më Serbinë pa ndonjë transparencë për opinionin e gjerë, publik dhe duke falë jo pak toka armiqve tanë shekullor, duhet të rrinë cuc. Na dëmtuan edhe në planin e ecurive ekonomike-sociale. Kosova nuk është e ndonjë personi të caktuar dhe as e ndonjë tarafi politikë, nëse dikush mendon ashtu. Verdikti i votës së lirë të respektohet, së populli gjithnjë e më shumë , i ka kuptuar këta njerëz”, ka thënë analisti politik Skender Mullliqi.

Sipas tij, Kosova lirinë dhe pavarësinë e fitojë më gjak dhe sakrifica të mëdha.

“ Edhe nëse dikush i ka kontribuar kësaj lirie e nuk themi që jo, nuk i lejohet të luhet në këtë mënyrë, më gjakun e shumë martirëve dhe dëshmoreve të kombit . që shtrihen sot në çdo cep të Kosovës. Ata kanë rënë për shtet dhe atdhe, e jo për interesa partiake , as për interesa grupore të kujtdo qofshin ato. Tek e fundit populli është ai që nuk do të lejon në pakufi lojëra të tilla për fatin e tij. Sherret politike të atyre që bën keqpërdorime tashmë i kanë marre vesh edhe fëmijët. Ardhja në pushtet e Kurtit dhe Osmanit, ua prishë kohezionin edhe forcave të krimit të organizuar në rajon. Këtë fakt e dinë edhe faktori ndërkombëtar të cilët ish dashur të ndikojnë që të formohen organet e reja sa më parë, kur dihet së pavarësia e Kosovës, është projekt ndërkombëtar”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat