Mulliqi flet për Gjykatën Speciale dhe shitjen e territoreve shqiptare

Politika

Mulliqi flet për Gjykatën Speciale dhe shitjen e territoreve shqiptare

Nga: D.B Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 16:10
Skender Mulliqi

Tribunali për Krime Lufte në Hagë ishte formuar për krimet e kryera ndaj civileve me rastin e shpërbërjes më luftë të ish-Jugosllavisë. Dhe më së keqi në këtë luftë lokale pësuar myslimanët e Bosnjës dhe shqiptarët e Kosovës.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mullqi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kjo luftë solli viktima më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Dihet se u vranë afër 200 mijë myslimanë , dhe mbi 14 mijë shqiptarë. Nga Gjykata e Hagës për Krime të Luftës, u dënuan vetëm disa udhëheqës të luftës në Bosnjë dhe në Serbi, por krejt pak nga shumë militarë dhe paramilitarë serbë që është dashur, të dënohen nga kjo gjykatë. Bota demokratike bëri padrejtësi të madhe, që Serbinë e kryekriminelit të luftës, Slobodan Millosheviq, nuk e dënoi për gjenocid, e për këtë kishte fakte më bollëk. U kryen masakra të tmerrshme si ajo e Srebrenicës, ku vetëm brenda një nate, vranë dhe masakruan madje u mbuluan në tokë për së gjalli 8000 civilë të pafajshëm, edhe pse Srebrencia ishte shpallë zonë e mbrojtur nga OKB-ja”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Sipas tij, masakrat serbet i vazhduan, edhe në Kosovë, si ajo në Reqak, Meje, Lubeniq, Rahovec, Qyshk, e shumë masakra të tjera.

“Këtë çmendi serbe bashkësia ndërkombëtare e kaloi bukur në heshtje karshi gjithë asaj çka ndodhi më fajin e Serbisë. Materiale për gjenocid pranë Gjykatës së Drejtësisë në Hagë, deponuan Bosnja e Haris Silajgjiqit dhe Kroacia. Madje kundër padi bëri edhe Serbia gjoja për vrasjet që janë bërë nga kroatët ndaj serbëve ne Slloveni, më aksionin "Olluja". Për çudi padi nuk ngriti Kosova e cila i ka njëmijë e një argumente për gjenocidin serb , jo vetëm në luftën e fundit por edhe historikisht. Dihet, së serbët i mbyten më mijëra shqiptarë duke i vu mbi bajoneta, në Nish, Toplicë e në mbi 700 fshatra tjera, të cilët i bën rrafsh më tokë, duke i realizuar kështu, një nga një elaboratet e hartuara antishqiptare”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Ai konsideron se udhëheqjet tona të shtetit u treguan diletantë në politikë, duke harruar kështu gjithë atë zullum që na shkaktuan serbët qe e mbushen Kosovën me varre në çdo cep të saj.

“Është e pakuptueshme së si nuk u deponua materiali më bollëk nga KMLDNJ-të e komunave për pjesëmarrjen e shumë krimineleve serbë që morën pjesë në masakra dhe edhe sot e gjithë ditën po shëtisin lirshëm, ndoshta edhe para syve tanë. Edhe nëse Gjykata nuk do ta kishte marrë parasysh deponimin e materialit që Serbia të dënohet për gjenocid, kjo ka pasur peshë të madhe historike, e jo të lihet kjo punë aq e rëndësishme krejt pas dore. Edhe pse ndoshta është bërë vonë, së Gjykata e Hagës e ka shpallur të mbyllur punën e saj, sepse punë pak të hajrit ka bërë, ishte dashur të gjenden forma dhe mekanizma tjera të inicimit që të deponohet padia për gjenocid karshi Serbisë hiq të pa reformuar, një Serbie e cila kurrë nuk kërkojë falje për atë që e kanë bërë”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Sipas tij, madje, këtyre ditëve e ripërsëritur presidenti i Serbisë, pasardhësi i çetnikut Sheshel, Aleksandar Vuqiq, së gjoja Reqaku është inskenuar.

“Kjo deklaratë aq skandaloze në vazhdën e deklaratave të tilla, na jep për të mësuar, e që nuk mësuam kurrë, së si duhet vepruar e sjell ndaj një politike të tillë shovinisite. U futem në bisedime gjoja për normalizim të marrëdhënieve më këtë shtet, e që këto bisedime na dolën më shumë bisedime politike. Madje, u shkua aq larg me nënshkrimin e marrëveshjeve hiq te mira për Kosovën, filloi edhe shitja e serishme e territoreve shqiptare. Kur jemi të tema në fjalë, Kosova nuk kërkoi ndarjen e pasurisë nuk kërkojë as dëmet e shumta materiale të luftës...! Këta njerëz që e drejtuan shtetin tonë, ishte dashur të skuqën pak, që nuk bën gjë në këtë plan, si nuk bën në shtet ndërtim dhe mirëqenie. Me deklarata sterile nuk behët shteti. Por, nuk mund të themi së nuk bënë edhe për veti pasuri marramendëse në kurriz të popullit më të varfër sot në Evropë”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat