Bytyçi – Thaçit dhe Ramës: Turp, i shkelët viktimat

Politika

Bytyçi – Thaçit dhe Ramës: Turp, i shkelët viktimat

Nga: V.R Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 19:11
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Publicisti dhe njohësi i politikave, Enver Bytyçi, nëpërmjet një deklarate publike, konsideron se Presidenti i Kosovës dhe kryeministr i Shqipërisë, flasin sikur të kishin zbtit mbrëmë nga qielli dhe habiten me ato që ndodhën në të dy vendet përkatëse.

Sipas tij, presidenti i Kosovës asnjëherë nuk e hapi gojën për atë çfarë ndodhi në Reçak përballë presidentit të Serbisë. Bytyçi thotë se Thaçi e kishte frikë presidentin serb.

Postimi plotë:

Presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë flasin sikur të kishin zbrit mbrëmë nga qielli dhe habiten me ato që ndodhin në të dy vendet përkatëse. Sot Hashim Thaçi ka bërë një vizitë në Reçak dhe paska emërtuar numrin e madh të krimeve serbe në Kosovë: 400 masakra, 1300 fëmijë të masakruar, 13 mijë civilë të vrarë dhe 20 mijë gra e vajza të përdhunuara. U deshën të kalojnë më shumë se 20 vjet dhe zoti Thaçi të flasë për genocidin serb në Kosovë.

Por ama asnjëherë nuk e hapi gojën presidenti i Kosovës në përballjen e tij me presidentin e Serbisë për t’ia numëruar këto krime makabre atij. Kishte frikë se e lëndonte atë! Madje i kishte dhënë fjalën atij se do t’ia plotësonte dëshirën dhe kërkesën absurde të ndarjes së Kosovës për krijimin e Serbisë së Madhe. Në gusht të vitit 2018 Thaçi I thoshte hapur e para ekraneve televizive tutorit të tij, Vuçiq, se “Po, unë do të punoj për projektin e korrigjimit të kufijve”, në vend që t’i thoshte “Kërko ndjesë për krimet tuaja e tuat personale në Kosovë e më pas hajde bëjmë bisedime për pajtim”!

Nga ana tjetër, në deklaratln e sotme Thaçi fajëson ndërkombëtarët se e “ia kanë hapur gojën dhe e kanë amnistuar lidershipin e sotëm të Serbisë”, duke nënkuptuar deklaratën e Vuçiq për mohimin e masakrës së Reçakut. Nuk guxoi ta atakojë direkt mikun e homologun e tij serb. Nuk tha se ndërkombëtarët kanë amnistuar presidentin Vuçiq, por foli për lidershipin serb. Edhe kur hiqet patriot dhe “trim”, Hashim Thaçi nuk guxon ta përmend me emër Aleksandër Vuçiq.

Ndërsa Rama as e ka ndërmend të bëjë ndonjë deklaratë kundër mohimit të krimeve të luftës nga ana e Beogradit. Madje po përgatitet që që ta presë presidentin serb pas dhjetë ditësh në gërmadhat e tërmetit, po në qytetin e tërmetit, në Durrës, ta presë mikun e tij, president të Serbisë.

E si meteori që zbret papritmas në tokë, Edi Rama sot tha se ndërtimet që janë bërë deri tani kanë qenë të tipit “shto ujë e shto miell”, ndërkohë që ujin e miellin shtesë ai ua ka dhënë dërtuesve të shumtë kundrejt parave të korrupsionit.

Zanat mashtruesish! Vetë bëjnë krime ose amnistojnë krime dhe vetë, dalin e bëjnë virgjëreshën! Mirë bëjnë, sa kohë gjejnë dele e budallenj, që u besojnë atyre

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat