Maloku: Koha për ta paditur Serbinë nuk vjetërsohet kurrë , por drejtësia e vonuar është e mohuar

Politika

Maloku: Koha për ta paditur Serbinë nuk vjetërsohet kurrë , por drejtësia e vonuar është e mohuar

Nga: D.B Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 14:43
Ilustrim

Ndonëse është koha e fundit që Kosova të ndërmarr diçka për të ngritur padi ndaj Serbisë për krimet e luftës, megjithatë Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së, prandaj, ajo nuk ka mundësi për ta vënë përballë anëtaren tjetër të OKB-së, në këtë rast Serbinë, para Gjykatës.

Politologu Albinot Maloku në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Kosova konkretisht Kuvendi i saj deri më tani i ka nxjerr disa rezoluta të cilat ndërlidhen me krimet e Serbisë, por nuk është se e ka konkretizuar ndonjë hap i cili kishte mundur me qenë i prekshëm. “Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e bërë në Kosovë. Mirëpo, kjo nuk do të duhej të ishte ngushëllim. Koha për ta paditur Serbinë nuk vjetërsohet kurrë , por drejtësia e vonuar është e mohuar. Mekanizmat ndërkombëtarë të drejtësisë, jashtë dhe brenda Kosovës, nuk i kanë bërë asnjëherë presion shtetit serb në lidhje me krimet e kryera në Kosovë.

Çështjen e vendosjes në bankën e përgjegjësisë për Serbinë e kishte çoroditur edhe ky dialogu i ‘normalizimit’ të raporteve mes saj dhe Kosovës. Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë i nisur së prapthi, e jo siç do të duhej, i ka vënë në hije angazhimet e Kosovës në drejtim të padisë. A ka fakte të mjaftueshme për t'i dokumentuar krimet që ka kryer Serbia në Kosovë? Kosova ka pasur dhe ka fakte e dëshmi që ligjet ndërkombëtare do ti njihnin si tilla për krimet e kryera nga ana e Serbisë ndaj Kosovës, por që për këtë Kosova dhe institucionet e saja nuk kanë punuar sa duhet”, ka thënë politologu Albinot Maloku.

Sipas tij, Kosova tek në vitin 2011 kishte themeluar Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, dhe ky Institut për punë bazë pati kalimin e fazës së parë, e cila është përgatitja e të gjitha materialeve të nevojshme, duke filluar nga mbledhja, selektimi, përpunimi dhe përgatitja e dosjes për padinë, mirëpo ky Institut dështak nuk bëri asgjë. Për më keq u mbyll. Për mbledhjen e fakteve që kanë qenë të bollshme për krimet e Serbisë në Kosovë më shumë janë angazhuar disa organizata joqeveritare vendore e ndërkombëtare sesa Instituti në fjalë.

Llojet e krimit ndaj Kosovës e shqiptarëve kanë qenë prej aparteidit, agresionit kushtetues, agresionit ushtarak, helmimeve, dhunimeve, vrasjeve, masakrave e deri te djegia e mbetjeve mortore, si akti më i lartë i krimit, pra tentimi për zhdukjen e fakteve. E mos të flasim për shkatërrimin e pasurisë shoqërore e individuale deri në zero”, ka thënë politologu Maloku.

Image
Albinot Maloku

 

Ai konsideron se ka fakte të pa mohushme dhe të bollshme për të treguar bëmat e Serbisë ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. “A mjaftojnë vetëm reagimet me fjalë ndaj deklaratës së Vuçiqit së masakra e Reçakut ishte e "inskenuar" Reagimet mediatike të të gjitha instancave në vend e jashtë saj, nuk kanë për të ndryshuar asgjë në Serbi. Logjika politike e juridike e Serbisë është po ajo e vjetra. Nuk ka befasi nga ajo por hidhërim ndaj pa punës së vendorëve dhe dyfytyrësisë së ndërkombëtarëve”, ka thënë politologu Albinot Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat