Mehazi: Faktet vrastare serbe në Kosovë janë të shumta, nga ana e Kosovës, BE-së dhe NATO-s

Politika

Mehazi: Faktet vrastare serbe në Kosovë janë të shumta, nga ana e Kosovës, BE-së dhe NATO-s

Nga: D.B. Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 22:18
Ilustrim

Është koha e fundit që Kosova të ndërmarr diçka, për të ngritur padi ndaj Serbisë për krimet e luftës.

Kjo për faktin se Kosova tanimë ka fakte të mjaftueshme, për t'i dokumentuar krimet që ka kryer Serbia në Kosovë.

Pas deklaratës së Aleksander Vuçiq se "masakra e Reçakut ishte e "inskenuar", ka reaguar edhe njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi, i cili në një prononcim për "Bota sot" ka thënë se pas kësaj deklarate çmendurake, nacionaliste, fashiste e trilluese të Vuçiqit për Reçakun, atëherë, punën e parë që duhet bërë qeveria e re e Albin Kurtit është të padisë Serbinë për të gjitha vrasjet e civilëve, përdhunimeve e krimeve të bëra nga paramilitarët, policia e ushtria serbe.

Image
Sulejman Mehazi

"Mallkimi më i madh i Kurtit dhe e qeverisë së tij, do jetë nëse për shkak dialogut me Serbinë lëshojnë pe ndaj krimeve të bëra serbe në Kosovë. Pasi këtë prush të masakrave serbe në Reçak i frye vet Vuçiqi me gënjeshtra serbe, atëherë qeverisë së re të Kurtit si mbetet gjë tjerët  që këtë prush fryrërës vrastare të Vuçiqit ta rrikthente në zjarre argumentuese të krimeve  të shëmtuara Serbe për një padi ndërkombëtare", ka thënë profesor Mehazi.

Sipas tij, faktet vrastare serbe në Kosovë janë të shumta, jo vetëm nga ana e Kosovës, por edhe nga ana e ndërkombëtarëve, BE-s e NATO-s.

"Këtu s'duhet lëshuar kurrsesi, por jo me argumente fjalësh, por me argumente të njëpasnjëshme ngjarjesh makabre serbe. Vuçiqi i Millosheviqit s'mund t'i fsheh përdhunimet , vrasjet, masakrat sepse ato duken preken me varret e tyre në Reçak, Gllogjan, Dubravë, Drenicë e në tërë territorin e Kosovës, Vuçiqi s'mund t'i fsheh varrezat masive të bëra në Kosovë e në Serbisë" ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

Ai konsideron se këto nuk janë llafet e Vuçiqit, por fakte të dokumentuara krimesh serbe.

"Qeveria e Kurtit për këto ngjarje makabre serbe duhet të jetë shumë këmbëngulëse dhe e pakompromis, nëse i harrojmë e nuk argumentojmë fuqishëm me fakte të qindpërqindshëm, atëherë politikanët serb të prishur do mohojnë jo vetëm Reçakun por të gjitha veprimet e tyre jo njerëzore në Kosovë. Para fakteve e argumenteve heshtin edhe djajtë e jo Vuçiqi e Daçiqi i Serbisë.

Pasi faktet janë nga ana kosovare, atëherë duhet heshtur, mposhtur e vrarë politikisht Vuçiqat e Daçiqat me argumente e argumente të shumta", është shprehur njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat